Rusia njofton arritjen e armëpushimit dhe nisjen e negociatave tripalëshe për Nagorno-Karabakun

Postuar në 10 Tetor, 2020 02:23

Agjencia ruse e lajmeve “Sputnik” raporton se Armenia dhe Azerbajxhani kanë rënë dakord për armëpushim në rajonin e Nagorno-Karabakut duke nisur që nga 10 tetori 2020. Lajmin e ka dhënë ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavorv që dolim me njoftimin përkatës pas 10 orësh negociata mes dy ministrave të Jashtëm respektivë nën ndërmjetësimin e zyrës së OSBE-së në Minsk – një degë e OSBE-së që është krijuar në vitin 1992 posaçërisht për konfliktin në fjalë.

Republika e Azerbajxhanit, Republika e Armenisë me ndërmjetësimin e bashkëkryetarëve të Grupit të Minskut të OSBE-së, në bazë të parimeve bazë të negociimit, nisin neogciata thelbësore me synim arritjen e një zgjidhjeje paqësore sa më shpejt të jetë e mundur

është shprehur Lavrov.  

Sipas ministrit rus termat teknikë do të arrihen në mënyrë të ndarë, ndërkohë që palët kanë rënë dakord të ndalin luftimet, të shkëmbejnë të burgosurit dhe trupat e viktimave. Nuk dihet si do të jetë ecuria e këtij konflikti që u ndërpre në vitin 1994 pas disa vitesh lufte për një rajon malor në territorin e Azerbajxhanit, por që ka kryesisht popullsi armene.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.