Propozimi - ultimatum amerikan për Sirinë, Kremlini: “Përpjekje për të shmangur rënien e Halepit”

Postuar në 09 Shtator, 2016 12:23

PHalepi po kthehet në pikë strategjike dhe përcaktues për të ardhmen e konfliktit në Siri. Agjencia shtetërore ruse e lajmeve “Sputnik” është përpjekur të sqarojë qëllimet amerikane dhe pozicionin rus mbi atë që quhet oferta e ShBA-së për vendosjen e armëpushimit në Siri.
Shkrimi është formalisht një replikë me një shkrim të publikuar na gazetën amerikane “The Washington Post”, por ai zbardh një pjesë të mirë të interesave që ndërthuren aktualisht në Siri.

Gazeta amerikane shkruante se ShBA i ka dërguar një ultimatum Moskës mbi paqen në Siri. “Administrata Obama pret një përgjigje nga Mos,a në ditët në vijim” citohet “WP”, për të ecur më tej me atë se çfarë përmban ky propozim:
Armëpushim në të gjithë territorin, pezullimin e veprimeve nga forcat ajrore siriane si dhe një fushatë e përbashkët ruso-amerikane mbi shënjestrat terroriste, krahas ndihmës humanitare. Ky është propozimi amerikan sipas gazetës “The Washington Post” që shkhet nga agjencia ruse, d.m.th nga Kremlini si i papranueshëm për nga realiteti i fakteve në terren.

“Duke vënë theksin te armëpushimi i menjëhershëm, ako që media amerikane dhe Washingtoni nuk kuptojnë është se partneri i Rusisë në Siti është Damasku. Dhe të bësh qeverinë siriane të vjerë dakord për ndaljen e luftimeve kundër “rebelëve të moderuar” që ajo i quan terroristë, është më e lehtë ta thuash sesa ta bësh”, komenton “Sputnik”. Mesazhi që jepet pasurohet edhe me faktin se grupet renele financiohen nga shtetet e Gjirit Persik dhe Turqia, çka e legjitimon mbështetjne ruse për qeverinë e Bashar al – Assad.

Por dyshimi më i madh që ngrihet mbi planin amerikan të paqes, që sipas këshilltarit të Obamës Benjamin Rhodes, “nuk do të firmoset nëse nuk përmbush objektivat tona”, është se ai krijon dyshime se po hidhet në tryezë për të shmangur rënien e Halepit. Qeveria siriane me ndihmën e rusëve dhe iranianëve ka rrethuar qytetin dhe është në prag të eliminimit të rebelëve që e mbajnë atë. T’i kërkosh sot Assadit të ulë armët kjo do të shihet vetëm si një ndihmë për palën kundërshtare.

Agjencia ruse e shton më tej dyshimin kur rendit veprimet e të dërguarit të posaçëm amerikan në Siri, Michale Ratney, i cili kërkoi largimin e armëve të rnda nga Castello Road, që është pika kryesore e furnizmit të militantëve në veri të Halepit.

“Më shumë se çdo gjë tjetër, plani Ratney ngjan me një përpjekje për të fituar kohë dhe shmangur likujdimin e militantëve që ndodhen në Halep”, vijon “Sputnik”.

Mirëpo Kremlini ka reaguar edhe zyrtarisht përmes zëdhënësit të Presidentit Vladimir Putin, Dimitri Peskov, sipas të cilit “ajo që shkruan “The Washington Post” nuk korrespondon plotësisht me realitetin”. Peskov ka pranuar se ekziston një dokument, se ka një frymë për kompromis, por “ka disa çështje të rëndësisë së jashtëzakonshme për të cilat ende nuk ka një dakordësi”.

Kjo bën të qartë se propozimi amerikan po shihet në një “dritë dekonspiruese” nga pala ruse e cila sheh te gjuha e fortë e zyrtarëve të ShBA frikën për atë që mund të ndodhë në Halep. Nëse ky qytet, i dyti në Siri bie, do të jetë thuajse e pamundur për ShBA dhe partnerët e vet një zgjidhje pa njohur më parë Bashar al – Assadin. Ose lufta do të jetë mandej totale, për të rrëshqitur në një konflikt që çon në rivizatimin e hartës, siç është propozuar disa herë nga funksionarë të lartë në ShBA.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.