Axhenda elektorale e Trump, bllokon rezolutën për armëpushim global gjatë pandemisë

Postuar në 09 Maj, 2020 13:22

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë tërhequr mbështetjen e tyre për votimin e një rezolute për vendosjen e armëpushimit në konflikte të ndryshme në botë derisa pandemia e koronavirusit të kalojë.

SHBA nuk mund të mbështesë draftin e propozuar

u shpeh delegacioni amerikan gjatë diskutimit vetëm një ditë pasi kishte rënë dakord me të.

Departamenti Amerikan i Shtetit i deklaroi agjencisë AFP se “Kina ka bllokuar vazhdimisht kompromisin që do të lejonin këshillin e Sigurimit të ecte para”.

Sipas AFP-së gjuha e përdorur në draft për rolin e OBSH-së gjatë pandemisë, ishte arsyeja e qëndrimit amerikan. Të tjera burime thonë se SHBA kërkon qarkullimin e draftit fillestar ku flitet për transparencën në gjurmimin e pandemisë. Në këtë mënyrë axhenda elektorale e Donald Trump po interferon me axhendën e OKB-së duke i dhënë një tjetër goditje autoritetit të institucioneve që përfaqësojnë rendin ndërkombëtar.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.