Plani francez për Sirinë diskutohet në Këshilin e Sigurimit, SHBA dhe Rusia pa komunikim

Postuar në 01 Tetor, 2016 10:49

5 shtetet anëtare të Këshillit të Sigurimit diskutuan të shtunën planin e Francës për Sirinë. Ky plan fokusohet te situata në Alepo, pas bombardimeve të vazhdueshme nga ushtria Siriane dhe Rusia që erdhën si rezultat i prishjes së armëpushimit të arritur mes Uashingtonit dhe Moskës.
Plani francez synon rivendosjen e armëpushimit, bazuar në marrëveshjen e 9 shtatorit dhe shpërndarjen e ndihmave humanitare për civilët në Alepo, duke kërkuar ndërprerjen e fluturimeve ushtarake në zonë.
Në takimin e parë të ambasadorëe të 5 vendeve anëtare të Këshillit të Sigurimit Rusia nuk e hodhi poshtë apriori propozimin, por kërkoi kohë për t'u njohur në detaje me planin, i cili parashikon edhe ngritjen e një mekanizmi monitorues për respektimim e armëpushimit nga Grupimi i Vendeve që mbështesin Sirinë, i krijuar në 2015 në Vienë. Ky grupim që bashkëkryesohet nga ShBA dhe Rusia përbehet nga tre organizata dhe vende ëë mbështesin si qeverinë e Asad ashtu dhe opozitën siriane, përfshi Iranin, Arabinë Saudite dhe vende europiane.
Rusia akuzohet nga vendet e tjera të Këshillit të Sigurimit për bombardimet në Alepo, çka ka përkeqësuar marrëdhëniet me SHBA, të cilat sipas Uashingtonit kanë ngrirë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.