Ndërron sërish OBSh, rregulla të reja për simptomatikët. Nuk duhen më dy tamponë

Postuar në 20 Qershor, 2020 21:46

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka ndryshuar sërish udhëzimet e veta për pacientët e prekur nga koronavirusi. Sipas kësaj organizate nuk ka më nevojë për dy tamponë negativë në mënyrë që dikush të konsiderohet i shëruar dhe të dalë nga izolimi. Për OBSh-në tashmë mjaftojnë tri ditë pa simptoma. Konkretisht izolimi përfundon sipas këtyre kritereve:

Për pacientët simtomatikë 10 ditë izolim dhe të paktën edhe tri ditë shtesë pa simtoma përfshirë këtu që nuk duhet të kenë temperaturë dhe simptoma respiratore.

Për pacientët asimtomatikë mjaftojnë 10 ditë pas tamponit pozitiv

OBSh thotë se ky ndryshim bëhet për të shmangur kohën e gjatë të izolimit për ata persona që nuk paraqesin më rrezik. Këtu çështja mund të jetë edhe te kostoja e tamponëve dhe hetimit epidemiologjik, ndërkohë që askush nuk di të thotë se kush e provon se dikush ka apo jo simptoma, ose nëse nuk po gënjen.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.