"Koha për shkëmbim vizitash Meta - Vuçiç"

Postuar në 11 Nëntor, 2017 11:49

Ambasadori i Shqipërisë në Beograd, Ilir Boçka, i ka dhënë së fundmi një intervistë revistës “Cord”. Intervista konsumon deri diku të gjithë pikëpyetjet që kanë të bëjnë me raportet mes Serbisë dhe Shqipërisë, nisur nga standardi i ri i vendosur me vizitën e Edi Ramës në Serbi, në vitin 2014. Boçka e cilëson këtë moment si pikë kthese, si një “moment politikë domethënës vendosmërie në kapërcimin e pengesave që ekzistojnë për një kohë të gjatë”. Ky bashkëpunim i pagëzuar në nëntor 2014 nuk reflektohet ende te qytetarët e të dyja vendeve, ndërkohë që politika vijon të mbetet e ngërthyer në pozocione të ndryshme për disa çështje. 

Boçka pranon se ka pikëvështrime të ndryshme për Kosovën, çka sipas tij nuk ka pse të pengojë zhvillimin e raporteve ekonomike. Nga ana tjetër ai ka komentuar edhe situatën e krijuar me dronin në stadiumin e Beogradit, duke nënvizuar se është interesante të gjesh një nen në kodin penal serb që të penalizojë fluturimin e një droni. Boçka ka theksuar atmosferën e rënë para dhe gjatë ndeshjes, pasigurinë e gjithçka tjetër “ngjarje që unë do të doja t’i harroja”, siç shprehet ai. 

Ambasadori shprehet optimist se me zgjedhjen e presidentit të ri, si në Shqipëri, ashtu edhe në Serbi, ka shanse për një shkëmbim vizitash në nivel të lartë. Sipas Boçkës kjo do të jetë vizita e parë bilaterale, pasi vizita e ish-presidentit Nishani nuk u cilësua e tillë nga autoritetet serbe. 

Tani me zgjedhjen e presidentëve të rinj, ne kemi të gjitha mundësitë që të punojmë drejt një vizite zyrtare si nga presidenti shqiptar edhe nga ai serb”, thotë ambasadori, të cilit pak javë më parë iu akordua nga presidenti Ilir Meta, grada “Ambasador”. 

Në vija të mira duket edhe tregëtia mes të dyja vendeve. Boçka përmend shifra konkrete: 78 milionë € nga janari në korrik 2017, ose 34.9% më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë. Importet serbe në Shqipëri u rritën me 32%, kurse eksportet shqiptare drejt Serbisë u rritën me 42%. 
Boçka është pyetur edhe për rrugën Beograd-Nish-Durrës dhe sipas tij ky aks është rruga më e shkurtër. 

Kjo rrugë është më e shkurtra dhe më natyralja për të lidhur Beogradin dhe Tiranën dhe lidh po ashtu ekonominë e Serbisë me portin më të rëndësishëm në Adriatik, Durrësin. Kjo rrugë është gjysma e distancës që turistët serbë duhet të udhëtojnë për pushimet e tyre në Greqi..”, shprehet ai. 

I pyetur për idenë e bashkimit doganor dhe rezervat e shprehura për të, ambasadori shqiptar ka sqaruar se në media janë ngatërruar konceptet dhe termat. 

Për aq sa di, presidentit Vuçiç ka folur për një “zonë ekonomike” në rajon. Disa burime e kanë përkthyer këtë ide si një lloj “Bashkimi Doganor” që çoi fobitë e vjetra, apo akuza për një përpjekje për të na çuar pas në kohën e Jugosllavisë së vjetër etj.. Ka po ashtu një farë skepticizminnë rajon mes vendeve të tjera për këtë. Ata manifestojnë shqetësimet për interesat e ligjshme të prodhuesve në vender e tyre. Në të njëjtën kohë është e rëndësishme që të përmendet këtu se vendet e rajonit tonë kanë nënshkruar CEFTA-n, një marrëveshje që përqendrohet në harmonizimin tregëtar mes vendeve dhe përfshin hapa për reduktimin e barrierave doganore, optimizim procedurash etj., në përputhje me modelet e përdorura nga BE

Përgjigja e fundit, duket se është një po dhe jo që në finale i jep Shqipërisë një rol pasiv, apo maksimumi që synon ta korigjojë objektivin e nismës serbe. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.