Bravo çuna! Banane dhe kokainë dhuratë nga shërbimet partnere

Postuar në 28 Shkurt, 2018 12:30

Shërbimet partnere ishin ato që i dhanë në tavë policisë shqiptare, suksesin e radhës në luftën kundër drogës. Autoritetet gjermane  mbajtën nën vëzhgim kontenierët me 613 kg kokainë që ishte nisur nga Kolumbia duke kaluar tranzit përmes Italisë, në Maltë e më pas me anije mbërriti në Portin e Durrësit në Shqipëri, në datën 19 shkurt 2018. Policia shqiptare ka ndërhyrë në momentin që ngarkesa e ligjshme me banane, u mor në dorëzim në datën 27 Shkurt nga firma porositëse “Arbri Garden” shpk, me pronar shtetasin Arbër Çekaj nga Tropoja me banim në Manëz të Durrësit. Shumicën e kohës ai qëndronte në Gjermani, ku ka pasur dyshime edhe më herët se ishte i përfshirë në trafik droge.

Në flagrancë u arrestuan, Donaldo Lushaj, 25 vjeç, lindur në Tropojë dhe banues në Tiranë dhe Armando Pezaku, 25 vjeç, lindur dhe banues në Durrës. Lënda narkotike sipas autoriteteve kap vlerën e rreth 180 milion eurove.  Kujtojmë se edhe goditja e grupit të Xibrakës u krye pas sinjalizimeve nga autoritetet gjermane të luftës kundër drogës.

Për kapjen e 613 kilogramëve kokaninë ka reaguar edhe ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Në një postim në tuiter ai shkruan: "Një superaksion i Policisë së Shtetit në bashkëpunim me agjencitë e tjera ligjzbatuese vendase dhe të huaja. Një goditje e fortë trafikut ndërkombëtar të drogës!Hetimi vazhdon!Forca e Ligjit dhe forca e shtetit po vepron". Ndërsa kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një deklaratë pas kapjes së sasisë rekord të kokainës thotë se kjo ngarkesë nuk mund të kalonte nga Shqipëria pa garanci politike.

Comments

Submitted by Andreas (not verified) on

Kryeministri e mendon ndryshe ... "Edhe fakti që ky operacion është zhvilluar i gjithi në territorin e vendit, pa asnjë sinjalizim nga vendet europiane ku ngarkesa ka udhëtuar përpara se sa të hynte në portin e Durrësit...".

Submitted by lmitro on

Ne fakt ministri i Brendshem e mendon ndryshe:

Ministri Xhafaj ne twitter:

Një superaksion i Policisë së Shtetit në bashkëpunim me agjencitë e tjera ligjzbatuese vendase dhe të huaja.Goditje e fortë trafikut ndërkombëtar të drogës!Hetimi vazhdon!Forca e Ligjit, forca e shtetit po vepron. Pas pak detajet nga policia e shtetit në një konferencë për shtyp.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.