Opozita mbetet vetëm, Basha nuk merr mbështetje nga SHBA

Postuar në 24 Mars, 2017 22:16

Vizita e kryetarit të Partisë Demokratike në Shtetet e Bashkuara u mbyll me një intervistë në Zërin e Amerikës, ku Basha u pyet për takimet që pati në Uashington. Deklaratat e tij duhet thënë se nuk sollën asgjë të re në qëndrimet e opozitës, përveç konfirmimit se PD do të bllokojë zgjedhjet edhe pse nuk do të marrë pjesë në proces.

Në këtë kontekst Basha tha se nuk pret zgjidhje nga të ndërkombëtarët, të cilët sipas tij janë keqinformuar nga lobingje të sponsorizuara prej qeverisë dhe narkotrafikut. Një deklaratë e përgjithshme kjo që mbetet vetëm  në kontekstin e akuzës politike, pa një përmbajtje që të vërtetojë mbështetjen e Shteteve të Bashkuara apo qoftë edhe faktorit republikan, që siç thotë Basha është në koherencë me qëndrimet e opozitës.

“Nuk presim zgjidhjen nga të huajt, sepse po të prisnim zgjidhje nga të huajt nuk do të ishim në këtë ditë të 35-të të një proteste të paprecedentë, non-stop. Ka rëndësi informimi ashtu siç duhet i qendrave kryesore të aleatëve tanë strategjikë, të Uashingtonit, të Brukselit dhe partnerëve tanë, sepse për fat të keq, me futjen edhe të parave të narkomafias shqiptare është investuar fuqishëm në keqinformimin, si të publikut ndërkombëtar, ashtu edhe të qendrave të vendimmarrjes politike”-deklaroi Basha.

E vetmja mbështetje ndërkombëtare të cilës Basha iu referua në intervistën e VOA-s ishte raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit, ndërsa nuk ka përcjellë asnjë njoftim për takim me kongresmenë apo bashkëpunëtorë të administratës Trump.

“Nuk mund të thuhet që Shqipëria nuk ka probleme, kur sapo doli këtë javë raporti i Departamentit të Shtetit, ku thuhet se do ta rifusin Shqipërinë në listën e zezë të pastrimit të parave sepse është kthyer në vendin kryesor të prodhimit të marijuanës, vend tranzit për heroinën dhe kokainën, korrupsioni nga i përhapur ka kaluar në jashtë kontrollit, në këto kushte, ne nuk mund të pretendojmë që gjërat në Shqipëri janë normale”-theksoi Basha.

Dhe për të mbajtur në këmbë protestën Basha la të kuptohet se e vetmja rrugë për Partinë Demokratike është bllokimi i zgjedhjeve. “.Këto mekanizma do ti shpalosim hap pas hapi në varësi të situatës  politike në vend. Por e sigurt është një gjë dhe ky është një mesazh i qartë, zgjedhje me krimin, drogën dhe Ramën kryeministër nuk do të ketë”- e mbylli Basha  intervistën në VOA.

 

Comments

Submitted by Artan (not verified) on

Te huajt kane investuar mjaft dikur per PD dhe me shume sforcim e kane sjelle ne pushtet ne te kaluaren! Kjo ka kosto edhe per ta sepse i kundervihen nje deshire te forte popullore e cila eshte kryesisht per PS! Me ne fund kane filluar te degjojne popullin shqiptar! Ne jemi te lumtur me kete qeverisje dhe urojme qe PS te marre shumicen kushtetuese ne parlament meqenese PD po do te terhiqet nga politika sic duket! Me ne fund po e leme prapa tunelin qe filloi qe ne 1990 dhe po mbaron tani! Zhdukja e opozites nga skena politike eshte per tu bere feste zyrtare! Me ne fund!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.