Sanksionet ndaj Rusisë i kanë kushtuar Europës 1.5 miliardë dollarë

Postuar në 03 Nëntor, 2023 14:58

Rusia ka përllogaritur se Bashkimi Europian ka humbur të paktën 1.5 trilion dollarë që pas vendosjes së sanksioneve ndaj saj. Zëvendësministri i Jashtëm rus, Aleksandr Grushko, e bëri të ditur shifrën gjatë Forumit Ekonomik Euroaziatik në Uzbekistan.

"Të gjitha humbjet që BE-ja pësoi për shkak të vendosjes së sanksioneve dhe vendimeve për të kufizuar bashkëpunimin me Rusinë kanë arritur, sipas një vlerësimi konservativ, rreth 1.5 trilion dollarë," u tha Grushko gazetarëve.

Ai vuri në dukje se tregtia e ndërsjellë midis Rusisë dhe vendeve anëtare të BE-së kishte arritur në 417 miliardë dollarë në vitin 2013 dhe pretendoi se mund të kishte arritur në 700 miliardë dollarë këtë vit po të mos ishin vënë sanksionet për pushtimin e Ukrainës. Grushko shtoi se vëllimi i tregtisë kishte arritur në 200 miliardë dollarë në vitin 2022, por pritet të bjerë në më pak se 100 miliardë dollarë deri në fund të 2023.

Vitin e ardhshëm, do të bjerë më tej në 50 miliardë dollarë dhe do të hyjë në rrugën drejt zeros”, përfundoi ai.

Sektori industrial i Gjermanisë tani duhet të blejë gaz natyror me çmime tre herë më të larta se sa kushton në SHBA, sipas diplomatit. Ai theksoi se linjat e prodhimit po zhvendosen gradualisht në Amerikën e Veriut, pavarësisht flamujve të kuq që ngrihen nga bizneset gjermane. Deri më tani, Brukseli ka prezantuar 11 paketa sanksionesh kundër Rusisë për operacionin e saj ushtarak në Ukrainë. Numri i individëve të sanksionuar ka arritur në dhjetëra mijëra, por zyrtarët në BE dhe SHBA kanë pranuar se pavarësisht kësaj, impakti te Rusia nuk ka qenë ai që pritej.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.