ekonomi

Pandemia, BE-ja miratoi 723 mld euro, mbeten pa shpenzuar 500 miliardë euro për Rimëkëmbjen

Postuar në 08 Prill, 2024 15:18

Fondi i Rimëkëmbjes i Bashkimit Europian, me të cilin supozohej të stimulohej ekonomia e vendeve anëtare pas pandemisë së Covid-19, nuk është shpërndarë as në një të tretën e tij.  

Plani i Rimëkëmbjes, me një vlerë prej 723 miliardë eurosh përfundon në vitin 2026.

Vendet anëtare po kërkojnë nga Komisioni të zvogëlojë burokracinë që po i pengon ata të marrin pjesën e tyre nga ky fond ose t'i dekurajojnë që të aplikojnë për të.

SHBA, shqetësim për dominimin e prodhimit kinez

Postuar në 05 Prill, 2024 22:09

Sekretarja e Thesarit e SHBA-së, Janet Yellen, ngre shqetësimin e dominimit në rritje të prodhimit kinez. Yellen vuri në dukje rrezikun e mbiprodhimit nga prodhuesit kinezë, të cilët kanë eklipsuar kompanitë amerikane.

Një trilion dollarë hidhen në plehra çdo vit

Postuar në 27 Mars, 2024 15:28

Më shumë se një miliard vakte ushqimore hidhen çdo ditë, ndërkohë që më shumë se 730 milionë njerëz jetojnë në kushtet e urisë në mbarë botën.

Rreth një e pesta e ushqimit shpërdorohet, shpesh për shkak të mbingopjes ose të planifikimit të dobët, ndonjëherë nga mungesa e kushteve të ruajtjes.

Këto janë disa nga rezultatet e një raporti të OKB-së për mbetjet ushqimore, të cilat në total arrijnë një kosto prej rreth 1 trilion dollarë në vit.

Paratë e vështira të naftës ruse

Postuar në 27 Mars, 2024 15:04

Pavarësisht sanksioneve të Perëndimit, ekonomia ruse tregoi rritje në dy vitet që pasuan ndërhyrjen ushtarake në Ukrainë. E megjithatë, nuk është aq e lehtë sa duket. Firmat ruse të naftës përballen me vonesa deri në disa muaj për t'u paguar për naftën e papërpunuar dhe karburantin pasi bankat në Kinë, Turqi dhe Emiratet e Bashkuara Arabe janë bërë më të kujdesshme ndaj sanksioneve dytësore të SHBA-së.

Bankat perëndimore, kundër planeve të BE-së për asetet ruse

Postuar në 24 Mars, 2024 16:48

Disa banka perëndimore po lobojnë kundër propozimeve të BE-së për të rishpërndarë miliarda euro të fituara nga asetet e ngrira ruse, me frikën se kjo mund të çojë më vonë në procese gjyqësore të kushtueshme.

Pak ditë më parë, liderët e Bashkimit Evropian i hapën dritën jeshile një plani që bën të mundur të përdoren deri në 3 miliardë euro në vit për furnizimin me armë të Ukrainës, në përpjekje për të forcuar luftën e Kievit kundër Rusisë, e cila i zotëron ende asetet e ngrira.

Centralet bërthamore në Bullgari/ Spostohet Rusia, SHBA merr rolin e furnizuesit

Postuar në 19 Mars, 2024 18:30

Rusia po humbet kontrollin mbi rrjetin energjetik të Bullgarisë dhe vendin e saj mund ta zërë Amerika.

Bullgaria, e cila ndërtoi stacionin e saj të vetëm bërthamor me mbështetjen e Bashkimit Sovjetik pothuajse 60 vjet më parë, tani po pret mbështetjen e SHBA-ve, falë dërgesave të të cilave shpreson të kthehet ndër vendet e para të ish-Traktatit të Varshavës që i japin fund varësisë prej dekadash nga Rusia.

Bonot e privatizimit ende në lojë. Mund të përdoren edhe për blerjen e 1200 objekteve të ushtrisë

Postuar në 15 Mars, 2024 21:46

Kuvendi pritet të miratojë shtyrjen e radhës së afatit të vlefshmërisë së bonove të privatizimit deri në vitin 2027. Bonot, të cilat shumë familje shqiptare i kanë që në vitet ‘90, kur u shpërndanë me qëllim përdorimin e tyre për privatizimin e ndërmarrjeve shtetërore, sipas ekspertit Elvin Meka mund të përdoren për rreth 1200 objekte të ushtrisë.

Tërhiqet qeveria, ata që japin dhoma me qira për turizëm nuk do të taksohen si biznes

Postuar në 05 Mars, 2024 19:14

Qeveria është tërhequr nga propozimi për taksimin e qytetarëve që japin me qira vila apo apartamente përmes platformave si AirBnB apo Booking. Ministria e Financave njoftoi sot se drafti fillestar për turizmin, ku përfshihej regjistrimi i të gjitha njësive akomodues si biznese në QKB, do të ndryshohet.

Përgatituni për skenarin më të keq

Postuar në 03 Mars, 2024 13:43

BE-ja duhet të përgatitet për skenarin "më të keq" për furnizimet me gaz rus. Kriza e pritshme lidhet me skadimin e marrëveshjes së tranzitit midis Moskës dhe Kievit, që pritet në fund të vitit.

Paralajmërimi vjen nga një dokument i brendshëm i Komisionit të BE-së.

Kuba i kërkon ndihmë OKB-së

Postuar në 02 Mars, 2024 14:25

Në Kubë, mungesa e ushqimeve bazë e ka detyruar qeverinë t’i kërkojë ndihmë OKB-së. Qeveria e Havanës ka pranuar për herë të parë se i mungon mielli i grurit për të garantuar furnizimin e shportës së subvencionuar deri në fund të muajit dhe ka kërkuar ndihmë "urgjente" nga Programi Botëror i Ushqimit për të garantuar shpërndarjen e të paktën një litër qumësht në muaj për të gjithë fëmijët nën 7 vjeç.

Pages

Subscribe to RSS - ekonomi