Tragjedia e Ustikës, Amato: Avionin e rrëzoi Franca

Postuar në 03 Shtator, 2023 14:50

Më shumë se 40 vjet pas asaj që njihet si masakra e Ustikës, dinamika e saj ka ende të panjohura.

Avioni DC9 i linjës ajrore Itavia nuk mbërriti kurrë në destinacion. Mjeti ra në det, mes ishujve italianë të Ponzës dhe Ustikës, duke çuar në vdekjen e 81 personave që ndodheshin në bord.

Avioni ishte nisur nga aeroporti Bologna-Borgo Panigale dhe kishte destinacion aeroportin Palermo-Punta Raisi.

Ngjarja e Ustikës është katastrofa e katërt ajrore italiane për nga numri i viktimave.

Përfshirja e Francës në këtë ngjarje nisi të përflitej që në fillim. Por vitet e fundit, asaj i është dhënë më shumë zë.

Sipas kësaj hipoteze, avioni u godit nga aviacioni ushtarak francez. Ky version mori më shumë zë kur u mbështet edhe nga ish-presidenti italian, Francesco Cossiga, në vitet e para pas tragjedisë.

Dyzet e tre vjet më vonë, Xhuliano Amato, ish-kryeministër i Italisë dhe ish-kryetar i Gjykatës Kushtetuese, e kërkon nga Franca ose NATO zbardhjen e kësaj ngjarjeje.

Amato flet për një plan për të goditur një aeroplan në të cilin po fluturonte lideri libian Muammar Gaddafi, i cili i shpëtoi kurthit sepse u paralajmërua nga Bettino Craxi.

Pas katër dekadash, për viktimat e pafajshme të Ustikës nuk është bërë drejtësi. Pse të fshihet e vërteta? Ka ardhur koha për të hedhur dritë mbi një sekret të tmerrshëm shtetëror. Macron mund ta bëjë. Mund ta bëjë edhe NATO. Kush di diçka, le të flasë tani. Do t’ia dinin për nder familjet e viktimave dhe vetë historia”, thotë Amato në një intervistë për La Repubblica.

Versioni më i besueshëm është ai i përgjegjësisë së Forcave Ajrore Franceze, me bashkëpunimin e amerikanëve. Ata donin të vrisnin Gadafin, i cili po fluturonte me një Mig të forcave të tij ajrore. Plani parashikonte simulimin e një stërvitje të NATO-s, një inskenim që do të bënte të mundur që sulmi të maskohej si një aksident.

Avioni i rënë në det u zbulua 24 orë pasi ishte raportuar zhdukja e tij nga radarët. Organi italian i akuzës hapi menjëherë hetimet dhe që atëherë kërkesa të shumta për informacion janë nisur te SHBA-të, Belgjika, Gjermania, Francë dhe në fund edhe qeverisë tranzitore të Libisë pës rënies së regjimit të Gadafit).

Por pavarësisht se kanë kaluar 4 dekada, ngjarja nuk është zbardhur plotësisht.

Sipas ish-kryeministrit italian, diktatori i Libisë në atë kohë, Gaddafi, i paralajmëruar për rrezikun, nuk hipi në avion siç ishte planifikuar. Raketa e lëshuar kundër Mig goditi DC9. Hipoteza më e besueshme është raketa është lëshuar nga një avion luftarak francez.

Në fillim ushtria ishte e mbyllur pas një heshtjeje të blinduar, duke penguar hetimin. Dhe kur luajta rolin tim si nënsekretar, në vitin 1986, fillova të merrja vizita nga gjeneralë që donin të më bindnin për tezën e bombës. Kuptova se kishte një të vërtetë që duhej mbrojtur. Dhe Forca jonë Ajrore ishte vendosur në mbrojtje të gënjeshtrës. Do të mësoja më vonë, por pa pasur prova, se ishte Craxi ai që e paralajmëroi Gadafin. Ai nuk kishte asnjë interes që kjo të merrej vesh: do të ishte akuzuar për pabesi ndaj NATO-s dhe për spiunazh.

Për Amatom "nuk ishte krejtësisht e paarsyeshme që gjeneralët, për të ruajtur sekretin, ishin të kujdesshëm për të mos e ndarë atë me politikanët", dhe politika, nga ana e saj, "nuk kishte asnjë avantazh në zbardhjen e plotë. Sido që të jetë, e vërteta ishte e pakëndshme. Dhe ishte më mirë ta lije të varrosur.'

Midis besnikërisë ndaj Kushtetutës dhe besnikërisë ndaj NATO-s, argumenton Amato, fitoi kjo e fundit:

Një aparat i përbërë nga eksponentë ushtarakë e ka mohuar vazhdimisht të vërtetën. Të gjithë këta persona mbuluan krimin për arsye shtetërore. Unë nuk justifikoj dhe megjithatë i kuptoj presionet që çuan në fshehjen e së vërtetës, por 40 vjet më vonë është e vështirë për t'u kuptuar. Pyes veten pse Macron, edhe pse ngjarja ka ndodhur në një kohë të largët për të, nuk dëshiron të heqë turpin që rëndon mbi Francën. Ose duke demonstruar se kjo tezë është e pabazë ose duke i kërkuar faljen më të thellë Italisë dhe familjeve të viktimave në emër të qeverisë së saj.

Intervista e Amatos u pasua me heshtje nga ana e Francës.

Nuk kemi asnjë koment për të bërë”, ishte përgjigja e menjëhershme e shtypit në Elysee pas kërkesës së gazetarëve.

Ndonëse stafi i Macron më vonë saktësoi se, duke qëndruar në dispozicion për të bashkëpunuar me Romën, "Franca ka siguruar elementët që ka në dispozicion sa herë që është pyetur për këtë tragjedi, veçanërisht në kuadër të hetimeve të kryera nga drejtësia italiane".

Ndërsa kryeministrja italiane, Meloni, thotë se Amato ka thënë disa “fjalë të rëndësishme që meritojnë vëmendje”, duke kërkuar prova për atë që thotë amato.

Mateo Salvini i Legës i komentoi deklaratat e Amatos si “të një graviteti të padëgjuar në lidhje me Ustikën”.

Comments

Submitted by robert thomanikaj (not verified) on

Avioni, sic u perfol shume asaj kohe, (me duket ka qene viti 1981), eshte goditur me nje rakete nga nje baze e NATO-s ne Itali (te jugut apo ne Sicili). Kjo perflitej gjate neper lajme, por pastaj u "harrua". Keto lloj te vertetash dalin me shume vonese, sepse aty ka dore vete Italia dhe jo Franca. Fatkeqesisht jetojme ne nje kohe kur terrori dhe frika kane nisur te risundojne serish ne Europe; ne Shqiperi po e po!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.