Mirupafshim Britani e Vogël, përshëndetje Europë e vogël!

Postuar në 22 Korrik, 2023 15:22

Askush nuk di të thotë “Jo” më mirë sesa francezët. Charles De Gaulle i tha dy herë "Jo" kërkesës së Britanisë për t’iu bashkuar Tregut të Përbashkët Europian; Jacques Chirac i tha “Jo” luftës në Irak dhe Emmanuel Macron këtë javë tregoi me gishtin poshtë ndaj Fiona Scott Morton, akademikes amerikane nga Yale për postin e ekonomistes kryesore në drejtorinë e fuqishme të konkurenës në BE

Kështu e nis opinionin e vet në “Politico”, Lionel Barber, ish-kryeradaktor i Financial Times, që merret me refuzimin e Francës të kandidaturës amerikane në krye të njësisë për konkurencën në BE. “L’affaire” Scott Morton, e quuan autori, çështjen e lindur e cila evidenton se ka një ndarje të madhe mes SHBA dhe BE-së në ekonomi dhe rregullat e reja për kontrollin e gjigandëve të teknologjisë.

Për ta ilustruar më mirë thellësinë e kësaj “paranoje” Barber sjell në kujtesë një drekë të para 30 vjetëve në Bruksel kur disa zyrtarë europianë ishin të bindur për ekzistencën e një kompoloti anglo-sakson për sabotimin e planeve të tyre për bashkimin ekonomiko-monetar.

Kujtoni James Jesus Angleton

citon Barber një prej tyre, “një burokrat belg fytyrë ngurtë”.

Për ta vënë në kontekst natyrën e kësaj vetoje, autori sjell në vëmendje një përplasje vizionesh brenda Komisionit Europian, përplasje që manifestohet mes dy personave: zv. Presidentes Margrethe Vestager, përgjegjëse për konkurencën dhe francezit, Thierry Breton që përgjigjet për tregun e brendshëm të BE-së. Lënda e konflikit është rregullimi i Inteligjencës Artificiale dhe përdorimit të saj, por edhe fakti se me teknologjinë e re, gjigandët amerikanë të teknologjisë marrin kontroll thellësisht më të madh në Europë.

Të dy kanë luftuar mbi kontrollin e Aktit të Tregut Digjital në Europë dhe për politikat mbi Inteligjencën Artificiale, një luftë e deleguar që bëhet për ndikim të plotë në Bruksel. Breton favorizon të ashtuquajturin Paktin e IA-së, një përpjekje për të shtyrë përpara pjesë të draftit të Aktit të Inteligjencës Artificiale. Kjo do të ndalonte disa raste të IA-së, kufizonte aplikimet me rrezik të lartë dhe impononte kontrolle mbi Google, Microsfot dhe të tjerë që zhvillojnë teknologjinë e re.

Në të kundërt Vestager favorizon një kod vetërregullimi që përqendrohet mbi Inteligjencën gjenerative si ChatGPT. Kjo do ët zhvillohej në nivel global, në partneritet me SHBA, më tepër sesa duke pritur për dy vjet që do të duhen për kalimin e Aktit Breton

vë në dukje Barber.

Sipas tij për të ecur në rrugën e suksesit, Europa duhet të adoptojë një qasje më praktike për çështjen e konkurencës dhe në luhatjet e tanishme që marrin në konsideratë çështjet dhe interesat nacionale, një rol ka luajtur edhe dalja nga ekuacioni e Britanisë së Madhe.

Mirupafshim Britani e Vogël, përshëndetje Europë e vogël

mbyll opinionin autori, me një ironi që aludon për një mungesë vizioni në kuadër të një bote që po ndryshon shumë shpejt.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.