Politico

Soros iku. Kush vjen tani?

Postuar në 24 Gusht, 2023 13:33

Alberto Alemanno, një profesor në Shkollën e Lartë të Studimeve Tregtare në Paris, shkruan në “Politico” një opinion mbi atë që e quan: Europa e post-Sorosit. Çështja lidhet sa me vendimin e Fondacionit për Shoqërinë e Hapur për të mbyllur një pjesë të madhe të operacioneve të veta në kontinent, aq edhe me moshën e financierit George Soros, njeriu që qëndron pas rrjetit më të madh të financimit të enteve të shoqërisë civile. Llogaritet se çdo vit fondacioni akordon 1.5 miliardë euro dhe largimi i tij kërcënon m

“Franca duhet të dalë nga Afrika. Nuk ka rrugë tjetër!”

Postuar në 23 Gusht, 2023 00:16

Michael Shurkin i Këshillit të Atlantikut shkruan në një opinion të publikuar në “Politico”, se Franca duhet të lërë kontinentin afrikan. Teksa prezanton veten si një vëzhgues të vjetër të Francës, autori vë në dukje se situata e krijuar në Afrikë dhe interesat e Parisit, siç i formulon ai zyrtarisht, kërkojnë largimin. 

Mirupafshim Britani e Vogël, përshëndetje Europë e vogël!

Postuar në 22 Korrik, 2023 15:22

Askush nuk di të thotë “Jo” më mirë sesa francezët. Charles De Gaulle i tha dy herë "Jo" kërkesës së Britanisë për t’iu bashkuar Tregut të Përbashkët Europian; Jacques Chirac i tha “Jo” luftës në Irak dhe Emmanuel Macron këtë javë tregoi me gishtin poshtë ndaj Fiona Scott Morton, akademikes amerikane nga Yale për postin e ekonomistes kryesore në drejtorinë e fuqishme të konkurenës në BE

Prigozhin tallet hapur. Kërkesë "Politico-s": Na ndihmoni të marrim F-35

Postuar në 19 Qershor, 2023 14:03

Kreu i grupit “Wagner”, Yevgeny Prigozhin, ka shfrytëzuar rastin e kërkesës për një koment nga “Politico” për të ironizuar mbi situatën aktuale në Ukrainë. Përmes një mesazhi zanor që publikohet nga media në fjalë, Prigozhin u kërkon gazetarëve që përmes kontakteve të tyre të mundësojnë shitje armësh dhe municionesh drejt Rusisë meqenëse ka mungesa.

Një rregullore që do ta bëjë më të shtrenjtë Internetin. Dhe do ta fragmentarizojë

Postuar në 27 Mars, 2023 12:06

Carl Gahnberg, drejtor i Politikave të Zhvillimit dhe Kërkimit në Shoqërinë e Internetit ka kritikuar përmes një opinioni rregulloren e re që është propozuar nga Komsioni Europian për telekomunikacionin. Thelbi i rregullores qëndron në kërkesën ndaj gjeneruesve më të mëdhenj të trafikut që të investojnë në infrastrukturë si p.sh në atë 5G.

Terminalet e gazit të lëngshëm parashikohet të çojnë në tepricë prej 250 miliardë metrash kub në vitin 2030

Postuar në 21 Mars, 2023 19:27

Instituti për Ekonominë e Energjisë dhe Analizës Financiare paralajmëron se planet aktuale të investimeve në infrastrukturën e gazit të lëngshëm në Europë mund të kapërcejnë nevojat e kontinentit në vitin 2030. Në kërkim të alternativave ndaj gazit rus, vende të ndryshme të BE-së dhe Europës kanë menduar investime në terminalet e gazit të lëngshëm natyror. Sipas Institutit nëse kjo ndodh kapaciteti transmetues dhe depozitues arrin në 400 miliardë metra kub, ndërkohë që parashikimet janë që Europa do të ketë nevojë tregu për 150 miliardë metra kub.

Neutraliteti i Austrisë nuk justifikohet më

Postuar në 03 Mars, 2023 12:32

Pas vendeve nordike dhe kontaminimit strategjik të Zvicrës, është radha e Austrisë të merret në «pyetje» për neutralitetin e vet.

Paqe e garantuar për Ukrainën që të adresohet sfida kryesore globale: Kina dhe Indo-Paqësori

Postuar në 26 Shkurt, 2023 15:10

Ish-sekretari i Përgjithshëm I NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, ka autorizuar sot një opinion në “Politico” përmes të cilit sugjeron se paqja në Ukrainë duhet të mos jetë një cedim ndaj Rusisë për një lloj armëpushimi që ngrin krizën në kohë. Sipas tij për Ukrainën Perëndimi dueht të sigurojë një paqe të garantuar ndërkombëtarisht që do të frenonte përfundimisht apo kufizonte sjelljen e Rusisë e cila ëhstë aktualisht jashtë sistemit ndërkombëtar siç shihet ai në Perëndim.

Fakti "analitik" i shpërbërjes së Federatës Ruse

Postuar në 12 Janar, 2023 12:36

Rusia po shpërbëhet dhe kjo ka të mirat e veta. Këtë sugjeron Janusz Bugajski, një analist në Jamestown Foundation sipas të cilit me disintegrimin e këtij shteti mbyllet një tjetër fazë e imperializmit. Për Bugajskin, i cili ka shkruar një libër mbi këtë temë, Perëndimi po shfaqet i paqartë për këtë që po ndodh dhe madje retrograd, përderisa mendon për kuadrin e përdorur në Luftën e Ftohtë.

Propozim për BE-në: Ministra nga Ballkani Perëndimor në takimet informale të KE-së dhe vëzhgues në PE më 2024

Postuar në 14 Dhjetor, 2022 17:58

Në një opinion në “Politico” Paul Taylor bën thirrje që Bashkimi Europian të kapë momentumin që është krijuar për të mbajtur afër dhe ruajtur ndikimin në rajon. Pasi bën një paraqitje të situatës aktuale, Taylor shtron si nevojë që BE-ja të intensifikojë prezencën politike në Ballkanin Perëndimor, për shkak se “gjërat nuk mund të mbahen nën kontroll përgjithnjë”.

Sipas tij, Unioni duhet të bëjë më shumë dhe në terma konkretë që rajoni të përfitojë nga aksesi në treg në dallim nga tani kur përfitohet vetëm asistencë. Me rëndësi është edhe aspekti simbolik:

Pages

Subscribe to RSS - Politico