Më pak seks, më pak jetëgjatësi

Postuar në 13 Prill, 2023 11:11

Burrat e moshës së mesme dhe ata më të moshuar, që nuk kanë interes për seksin, priren të vdesin më herët se ata që kanë një jetëseksuale aktive. Ky është përfundimi i një studimi të kryer në Japoni, që shqyrton për herë të parë lidhjen midis seksit dhe jetëgjatësisë.

Shkencëtarët në Universitetin Yamagata kryen një studim nëntë-vjeçar që gjurmoi rreth 21 000 individë të profesioneve të ndryshme. Në shqyrtim u mor historia mjekësore e secilit prej tyre dhe nivelet e stresit. Vullnetarët në studim ishin burra dhe gra, nga shtatë qytete në të gjithë prefekturën Yamagata, të gjithë 40 vjeç e lart.

Ekipi hulumtues, i udhëhequr nga profesori i shkollës mjekësore Dr Kaori Sakurada, përcaktoi se 8.3 për qind e më shumë se 8 500 burrave dhe 16.1 për qind e rreth 12 400 grave që morën pjesë nuk kishin asnjë interes për seksin e kundërt. Gjithsej 356 burra dhe 147 gra vdiqën gjatë studimit kërkimor nëntëvjeçar.

Ekipi i dr. Sakurada zbuloi se 9.6 për qind e burrave që nuk shprehën interes për seksin e kundërt vdiqën gjatë nëntë viteve, por vetëm 5.6 për qind që kishin thënë se ishin ende të interesuar për gratë vdiqën në të njëjtën periudhë kohore.

Studimi, i botuar në dhjetor nga revista shkencore online amerikane Plos One, nxjerr në pah njëfarë profile të meshkujve që nuk kishin interes për seksin. Shumica ishin duhanpirës, kishin abuzur me alkoolin në të kaluarën, kishin problem psikologjike, qeshnin rrallë ose kishin nivel të ulët arsimor.

Studiuesit thonë se te meshkujt, mungesa e interesit seksual tregoi një rrezik në rritje për vdekshmërinë nga kanceri.

Në çfarë mënyre ndikon mungesa e interesit seksual në shëndet dhe jetëgjatësi mbetet e panjohur, megjithatë shifrat tregojnë se mungesa e interesit tek meshkujt mund të lidhet me stilet e jetesës jo të shëndetshme, si pirja e duhanit, pirja e alkoolit dhe diabeti.

Studimi nuk gjeti lidhje të tillë mes seksit dhe jetëgjatësisë te femrat.

Interesi për njerëzit që ju rrethojnë, përfshirë seksin e kundërt, dhe bashkëveprimi me ta mund t'ju ndihmojë të qëndroni të shëndoshë mendërisht dhe të motiv për të jetuar. Komunikimi me njerëz të seksit të kundërt, në çfarëdo moshe të jeni, mund t'ju ndihmojë të jetoni më gjatë

thotë dr. Sakurada.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.