jetegjatesia

Beteja e fituar e Kinës

Postuar në 31 Gusht, 2023 16:01

Dhjetë vjet pasi nisi luftën kundër ndotjes, Kina po sheh rezultatet e para. Nëse dhjetë vjet më parë, kryeqyteti kinez shihej i mbuluar nga një re e dendur smogu, sot situata është përmirësuar.

Nivelet e ndotjes së ajrit në Kinë kanë rënë me 42% në periudhën 2013-2021. Në raport i publikuar së fundmi tregon se “lufta kundër ndotjes”, për të cilën Kina ka investuar miliarda dollarë, ka rezultuar e suksesshme. Ndërkohë, në vendet fqinje të rajonit, gjendja po përkeqësohet.

Më pak seks, më pak jetëgjatësi

Postuar në 13 Prill, 2023 11:11

Burrat e moshës së mesme dhe ata më të moshuar, që nuk kanë interes për seksin, priren të vdesin më herët se ata që kanë një jetëseksuale aktive. Ky është përfundimi i një studimi të kryer në Japoni, që shqyrton për herë të parë lidhjen midis seksit dhe jetëgjatësisë.

Pse jetojmë rreth 80 vjeç?

Postuar në 14 Prill, 2022 17:21

Shkencëtarë të Wellcome Sanger Institute në Kembrixh sugjerojnë në një studim të tyrin se arsyeja pse njerëzit vdesin rreth të 80-ave lidhet me përqendrimin e gabimeve genetike në këtë hark kohor të jetës. Në dallim nga gjitarët e tjerë, njerëzit jetojnë më gjatë dhe shpjegimi qëndron te përshpejtimi i gabimeve genetike. P.sh minjtë e Azisë Jugore jetojnë vetëm 6 muaj, disa balena arrijnë deri në 200 vjet.

Ajri i ndotur shkurton 6 vite jetë

Postuar në 01 Shtator, 2021 18:43

Ndotja e ajrit po shkurton jetën e miliarda njerëzve me rreth gjashtë vjet. Një raport i ri e rendit atë mbi duhanpirjen dhe aksidentet si shkak i vdekjeve.

Studiuesit thonë se shkaku kryesor i ndotjes së ajrit mbetet djegia e qymyrit. Më e prekura është India, qytetarëve të së cilës u shkurtohet jeta me mesatarisht 6 vjet. Kina ka zvogëluar ndotjen e ajrit në shtatë vitet e fundit, megjithatë kinezët jetojnë 2.6 vjet më pak për shkak të ajrit të ndotur.

Aktiviteti i lartë nervor shkurton jetën

Postuar në 17 Prill, 2021 13:29

Ajo që shumë prej nesh e kalojnë shpesh nëpër mend është padyshim vdekja. Por studimi i ri i botuar në revistën “Nature” sugjeron që pikërisht mendimet negative mund të afrojnë vdekjen.

Më saktësisht, studiuesit zbuluan se aktiviteti më i lartë nervor ka efekt negativ mbi jetëgjatësinë. Aktiviteti nervor i referohet rrjedhës së vazhdueshme të energjisë elektrike dhe sinjaleve në të gjithë trurin. Aktiviteti i tepruar mund të shprehet në mënyra si: ndryshim i papritur i humorit, dridhje e fytyrës etj.

Çelësi i jetëgjatësisë në qelizat mitokondriale

Postuar në 05 Nëntor, 2017 21:02

Manipulimi i rrjeteve mitokondriale brenda qelizave  me kufizime dietetike ose me manipulime gjenetike që e imitojnë atë -mund të rrisin jetëgjatësinë e njerzve. Një hulumtim i ri i publikuar në 26 tetor nga  Shkolla e Shëndetit Publik në Harvard T.H. hedh dritë mbi aftësinë e qelizave për të përpunuar energjinë me kalimin e kohës, gjë që çon në plakjen dhe shfaqjen e sëmundjeve të lidhura me moshën.

Grupi i gjakut ndikon në rrezikun e sëmundjeve dhe në jetëgjatësi

Postuar në 17 Gusht, 2015 16:27

Njerëzit me grup gjaku A, B, apo AB janë më të ekspozuar ndaj sëmundjeve të zemrës dhe kanë prirje për jetëgjatësi më të shkurtër sesa njerëzit me grup gjaku 0. Studimi u krye duke vëzhguar rreth 50 mijë njerëz të moshës së mesme dhe moshës së tretë në verilidnje të Iranit, për shtatë vjet. U konstatua se njerëzit me grupin e gjakut 0, kishin më shumë gjasë që të vdisnin gjatë harkut kohor të studimit për çdo lloj arsye shëndetësore, 9% më shumë sesa ata me grupin e gjakut 0.

Subscribe to RSS - jetegjatesia