Nisi me bashkimin e qymyrit dhe çeilikut, po përçahet për emetimin e karbonit

Postuar në 23 Mars, 2023 17:46

Tensionet franko-gjermane për emetimin e karbonit, që lidhet direkt me industrinë e makinave, dalin në sipërfaqe pak para samitit të BE-së. Problemi lidhet me draftin e propaganduar gjerësisht për ndalimin e shitjes së makinave me motor me djegie të brendshme deri në vitin 2035.

Ironia në këtë situatë lidhet me faktin se vetë BE-ja u pagëzuar nga një Traktat i vitit 1952, njohur edhe si Komuniteti Europian i Qymyrit dhe Çelikut, premisa bazë e ndërtimit të institucioneve europiane që sot janë BE.

Nuk është e qartë ende se kush i jep ritëm konservatorizmit sot, Gjermania që kërkon një ekuilibër në vendimmarrje për industrinë, apo Franca që promovon axhendën e gjelbër. Dhe nuk është e qartë sesa parimore është loja kundër qëndrimit gjerman që në fakt mbrohet sepse Gjermania është humbësja e madhe.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.