Takim Putin -Assad në Moskë, 12 vjet pas nisjes së luftës civile në Siri

Postuar në 15 Mars, 2023 19:07

Presidenti sirian, Bashar al-Assad ka qenë këto ditë në Moskë në një vizitë zyratre, 12 vjet pas nisjes së konfliktit civil në Siri, ku Rusia ka një rol thelbësor për pushtetin e tij. Përmes një mesazhi të transmetuar në mediat televizive, Assadi ka shprehur mbështetjen e tij për ndërhyrjen ruse në Ukrainë duke ofruar madje ndihmë.

Presidenti sirian ka falenderuar homologun e tij rus, Putin për mbështetjen e dhënë në konflikt dhe për ruajtjen e integritetit territorial të Sirisë. Mediat perëndimore vënë në dukje se takimi zhvillohet në kontekstin e disa protestave antiqeveritare në verperëndim të vendit.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov ka sqaruar se bisedimet mes dy presidentëve do të përqendroheshin në marrëdhëniet dypalëshe, por edhe në relacionet e vështira turko-siriane. Erdogan ka shprehur gatishmërinë për të takuar Assadin pas një takimi që dy ministrat e Mbrojtjes së vendeve përkatëse patën në muajin dhjetor. Takimi, nëse ndodh do të shënonte një zhvillim me rëndësi, pasi Erdogan përfaqëson një vend anëtar të NATO-s, e cila ka qëndrim ta qartë kundër Damaskut zyrtar dhe ka izoluar Assadin thuajse tërësisht nga bota.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.