siria

Proces gjyqësor në Zvicër për masakrën e Hamës në 1982

Postuar në 12 Mars, 2024 15:30

Ish-zv.presidenti sirian, Rifaat al-Assad, do të vihet nën akuzë në Zvicër. Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Zvicrës (OAG) njoftoi se do të ngrejë akuza ndaj ish-oficerit të ushtrisë siriane, për disa krime që mendohet se janë kryer në shkurt 1982, gjatë një përleshjeje famëkeqe midis ushtrisë siriane dhe opozitës islamike në qytetin e Hamës, në Sirinë perëndimore.

Al-Assad është xhaxhai i presidentit aktual të Sirisë, Bashar al-Assad.

Kina merr përsipër rindërtimin e Sirisë

Postuar në 24 Shtator, 2023 22:46

Shtrëngimi i duarve mes Xi Jinping dhe Bashar al-Assad tregon shumë më tepër se fundi i izolimit të Sirisë që nga fillimi i luftës civile. Presidenti kinez njoftoi një aleancë të re midis Pekinit dhe Damaskut.

Kina mbështet kundërshtimin e Sirisë ndaj ndërhyrjes së huaj, bullizmit të njëanshëm dhe do të vihetnë lëvizje për rindërtimin e Sirise.

Siria dëbon BBC-në

Postuar në 09 Korrik, 2023 16:38

Gazetarët e BBC-së nuk do të munden të punojnë më ligjërisht në Siri pasi autoritetet vendase u revokuan akreditimin. Sipas zyrtarëve sirianë, kanali britanik e ka shtrembëruar realitetin në Sisi përmes raportimeve të tij.

"Ka dhënë qëllimisht, herë pas here, informacion subjektiv dhe të rremë, pavarësisht paralajmërimeve të përsëritura nga autoritetet siriane”, tha Ministria e Informacionit në Damask.

Assad fiton/Liga Arabe voton ripranimin e Sirisë

Postuar në 07 Maj, 2023 15:41

Ministrat e Jashtëm të Ligës Arabe kanë votuar së fundmi një vendim për ripranimin e Sirisë në organizatë. Vendimi u mor në një takim me dyer të mbyllura në Kajro të Egjiptit dhe ai sinjalizon vullnetin për të normalizuar lidhjet dhe marrëdhëniet me presidentin Bashar al-Assad. Katari ka kundërshtuar normalizimin e plotë të marrëdhënieve me Assad pa një zgjidhje politike të konfliktit sirian.

Takim Putin -Assad në Moskë, 12 vjet pas nisjes së luftës civile në Siri

Postuar në 15 Mars, 2023 19:07

Presidenti sirian, Bashar al-Assad ka qenë këto ditë në Moskë në një vizitë zyratre, 12 vjet pas nisjes së konfliktit civil në Siri, ku Rusia ka një rol thelbësor për pushtetin e tij. Përmes një mesazhi të transmetuar në mediat televizive, Assadi ka shprehur mbështetjen e tij për ndërhyrjen ruse në Ukrainë duke ofruar madje ndihmë.

Loja e re e Erdogan me Sirinë

Postuar në 01 Janar, 2023 22:49

Në media të ndryshme ka nisur të zërë vend përherë e më shumë një lëvizje e rëndësishme e Turqisë në raport me Sirinë. Presidenti turk, Erdogan, ka propozuar një takim tripalësh mes tij dhe dy presidentëve, atij rus, Putin dhe atij sirian Assad. 

Pyetja që shtrojnë të gjithë është se çfarë kërkon Erdogan? Lëvizja në fjalë pason kërcënimet për ndërhyrje ushtarake dhe vjen në kontekstin e një politike pa mesazhe të ShBA që është investitorja kryesore e kurdëve në rajon.

Assad shfaqet në Moskë për herë të parë që nga viti 2018

Postuar në 15 Shtator, 2021 03:11

Moska mbetet streha më e sigurtë për presidentin sirian Bashar al-Assad pas thuajse 10 vjet lufte civile në Siri. Ai është shfaqur dje në Kremlin, në krah të patronazhistit të tij, presidentit rus, Vladidmir Putin, në një takim të parë mes tyre që nga viti 2018. Putin ka shfrytëzuar momentin për të përcjellë mesazhin e qartë ndaj SHBA dhe Turqisë se forcat e huaja pa mandatin e OKB-së në Siri, janë aktualisht problemi kryesor për këtë vend.

Levanti i ri - një manovër për rehabilitimin e Sirisë*

Postuar në 08 Korrik, 2021 02:01

 

Hapje diplomatike e Rusisë për Sirinë

Postuar në 22 Qershor, 2021 19:47

Rusia ka sinjalizuar se është e gatshme të diskutojë me Perëndimin rreth situatës në Siri, nëse do të njihet ekzistenca e problemeve reale në këtë vend. Ftesa është bërë nga ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov pas bisedimeve që zhvilloi me sekretaren e Përgjithshme të OSBE-së, Helga Schmid.

Edhe një mandat për Asadin në Siri

Postuar në 28 Maj, 2021 08:59

Ashtu siç pritej, presidenti sirian, Bashar al-Assad, u rizgjodh për të udhëhequr vendin për shtatë vjet të tjerë, me 95.1% të votave. Njoftimi u bë nga kreu i Parlamentit të Damaskut.

 Zgjedhjet presidenciale në Siri janë kritikuar ashpër nga Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe dhe Bashkimi Evropian, të cilët i kanë cilësuar një farsë, për shkak të mungesës së kandidatëve të mirëfilltë nga opozita dhe kontrollit të pavarur të procesit.

Pages

Subscribe to RSS - siria