Mbrojtja planetare/NASA teston me sukses goditjen e një asteroidi

Postuar në 27 Shtator, 2022 12:01

Agjencia Amerikane e Hapësirës, NASA, ka kryer me sukses një testim real të goditjes së një asteroid me një objekt të krijuar dhe drejtuar nga Toka.

Testimi i Dyfishtë i Ridrejtimit të Asteroidit – emri i misionit – konsiston në identifikimin e një objekti hapësinor që përbën rrezik për planetin, përcaktimin e trajektores, pozicionit dhe përllogaritjen e goditjes.

Për ta testuar këtë NASA zgjodhi një asteroid në përmasën e një stadiumi futbolli – Dimorphos – 6.8 milionë milje larg Tokës.

Anija preku asteroidin me një shpejtësi 15 mijë milje/orë dhe u kap live në video. Ky është misioni i parë i kësaj natyre dhe ka për synim të vlerësojë nëse në eventualitetin e një ngjarjeje të tillë, objekti qiellor të mund të goditet në lëvizje dhe drejtimi i tij të ndryshohet për të shmangur përplasjen. 

Kjo është një erë në të cilën ne kemi potencialisht kapacitetin për të mbrojtur veten nga diçka si një përplasje e rrezikshme kërcënuese asteroid…Ne nuk e kemi patur atë kapacitet më parë

citohet Lori Glaze, drejtues i divizionit të shkencës planetare të NASA-s.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.