goditja

Mbrojtja planetare/NASA teston me sukses goditjen e një asteroidi

Postuar në 27 Shtator, 2022 12:01

Agjencia Amerikane e Hapësirës, NASA, ka kryer me sukses një testim real të goditjes së një asteroid me një objekt të krijuar dhe drejtuar nga Toka.

Testimi i Dyfishtë i Ridrejtimit të Asteroidit – emri i misionit – konsiston në identifikimin e një objekti hapësinor që përbën rrezik për planetin, përcaktimin e trajektores, pozicionit dhe përllogaritjen e goditjes.

Për ta testuar këtë NASA zgjodhi një asteroid në përmasën e një stadiumi futbolli – Dimorphos – 6.8 milionë milje larg Tokës.

Tërbimi i "Dorianit" godet Bahamas(video)

Postuar në 02 Shtator, 2019 11:51

Uragani “Dorian” ka arritur në kategorinë pesë me erëra që arrijnë mbi 280 km/orë dhe ka godtur keqas pjesën veriore të ishujve Bahamas. Në ishullin e Madh të Bahamas u lëshua urdhëri i evakuimit për 73 imijë banorë, por shumë prej tyre kanë refuzuar të largohen.

Klimë lufte mes Iranit dhe SHBA

Postuar në 20 Qershor, 2019 16:14

Orët e fundit kanë sjellë lajme të reja nga gjiri Persik, kur pasnjoftimeve se SHBA ka vendosur të dislokojë 1000 trupa shtesë, pason tjetri: Irani ka rrëzuar një dron të SHBA me argumentin se kishte shkelur hapësirën ajrore iraniane. Drejtues të lartë të Gardës Revolucionare janë cituar sot të jenë shprehur se Irani është gati t’i japë fund arrogancës ushtarake globale, ndërkohë që ministri i Jashtëm i Arabisë Saudite, vendi që qëndron pas tensioneve në Lindjen e Mesme, ka deklaruar se nuk ka interes për një luftë me Iranin.

Siria, tokë e djegur/Pas fushatës ruse në Halep, vjen kundërpërgjigja e rebelëve të “moderuar” që mbështeten nga SHBA

Postuar në 02 Tetor, 2016 23:21

Halepi është në momentet e fundit të kapjes nga ushtria siriane që po përparon nën rrebeshin ndihmues të sulmeve ajrore ruse. Dhe ashtu siç ishte paralajmëruar, grupet rebele të mbështetura nga SHBA janë shfaqur me armatim të ri. Në video, realizuar këtë të shtunë, shfaqen pjesëtarë të grupit Ahrar al-Sham, që quhen të moderuar por që Damasku zyrtar i cilëson si lidhje të Al Qaedas dhe ISIS duke bombarduar me raketat BM-21 Grad qytetin e Hama. Armët në fjalë kanë pasaktësi të madhe dhe kjo është provuar në Gaza.

Këshilltari për Shkencën i Shtëpisë së Bardhë: Kërcënimet nga asteroidët janë reale

Postuar në 15 Shtator, 2016 17:10

Kërcënimet nga goditjet katastrofike të Tokës nga asteroidët janë reale. Këshilltari kryesor për shkencën i Presidentit të SHBA-së, John Holdren, deklaroi gjatë një diskutimi në Qendrën e Fluturimeve Hapësinore Goddard të NASA-s, se “ne nuk jemi plotësisht të përgatitur, por jemi në drejtimin e duhur për të arritur aty ku duam”. Sipas Holdren dy shembuj goditjesh janë një provë për ekspozimin e planeti dhe për rrjedhojë njerëzimit ndaj këti rreziku: shpërthimi i Tunguskas në vitin 1908 dhe shpërthimi i vitit 2013 në Chelyabinsk. Të dyja në Rusi.

Kërcënimi nga goditja e asteroidëve është real

Postuar në 30 Qershor, 2016 00:12

Kërcënimi nga një goditje katastrofike nga asteroidët është reale dhe e mundshme. Një organizatë – Dita e Asteroidit – ka zhvilluar një takim me rastin e 108 vjetorit të ngjarjes së Tunguskës, ku një goditje meteorike dogji 1000 milje2 pyll. Interesi për përsëritje e një ngjarjeje të tillë është rritur shumë dhe shqetësimit të organizatës i janë bashkuar edhe përfaqësues të NASA-s. Kjo mbështetje konfirmohet nga themeluesi i organizatës Grigorij Richters, në bashkëpunim me ish-kitaristin e Queen, astrofizikanin, Brian May.

Rusia planifikon mbrojtjen nga goditja e trupave qiellorë përmes raketave balistike ndërkontinentale

Postuar në 14 Shkurt, 2016 14:07

Rusia po mendon të mbrohet nga goditjet e meteorëve, apo trupave qiellorë që i drejtohen Tokës,  duke përdorur raketat balisitike ndërkontinentale. Lajmi vjen nga agjencia shtetërore TASS, e cila citon drejtuesin e kërkimeve shkencopre në këtë fushë në Byronë e Projektimit Raketor Makeyev, Sabit Saitgarayev. Objekt i goditjes do të jenë meteorët me përmasa 20-50 m dhe si testim do të përdoret asteroidi 99942 Apophis, qëe sipas Saitgarayev do të kalojë në një distancë të rrezikshme me Tokën në vitin 2036.

Subscribe to RSS - goditja