Siria, tokë e djegur/Pas fushatës ruse në Halep, vjen kundërpërgjigja e rebelëve të “moderuar” që mbështeten nga SHBA

Postuar në 02 Tetor, 2016 23:21

Halepi është në momentet e fundit të kapjes nga ushtria siriane që po përparon nën rrebeshin ndihmues të sulmeve ajrore ruse. Dhe ashtu siç ishte paralajmëruar, grupet rebele të mbështetura nga SHBA janë shfaqur me armatim të ri. Në video, realizuar këtë të shtunë, shfaqen pjesëtarë të grupit Ahrar al-Sham, që quhen të moderuar por që Damasku zyrtar i cilëson si lidhje të Al Qaedas dhe ISIS duke bombarduar me raketat BM-21 Grad qytetin e Hama. Armët në fjalë kanë pasaktësi të madhe dhe kjo është provuar në Gaza. Nga kjo pikëpamje rreziku i vdekjes së civilëve është shumë i madh, çka në planin ushtarak e politik është vetëm një përgjigje ndaj sulmeve pa dallim të rusëve dhe Damaskut në Halep.

Nga ky çast janë hedhur dyshime se momenti kur rebelët do të pajisen me sisteme të mbrojtjes ajrore që transportohen nga një njeri, është shumë e afërt. Kjo do të thotë që dominimi i ajrit nga forcat ruse ndërlikohet, ndërkohë që kriza diplomatike mes Moskës dhe Uashingtonit sa vjen e bëhet më e madhe.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.