Rusia planifikon mbrojtjen nga goditja e trupave qiellorë përmes raketave balistike ndërkontinentale

Postuar në 14 Shkurt, 2016 14:07

Rusia po mendon të mbrohet nga goditjet e meteorëve, apo trupave qiellorë që i drejtohen Tokës,  duke përdorur raketat balisitike ndërkontinentale. Lajmi vjen nga agjencia shtetërore TASS, e cila citon drejtuesin e kërkimeve shkencopre në këtë fushë në Byronë e Projektimit Raketor Makeyev, Sabit Saitgarayev. Objekt i goditjes do të jenë meteorët me përmasa 20-50 m dhe si testim do të përdoret asteroidi 99942 Apophis, qëe sipas Saitgarayev do të kalojë në një distancë të rrezikshme me Tokën në vitin 2036. Projekti duhet të marrë paraprakisht autorizimin dhe miratimin e autoritetëve shtetërore, por pas idesë qëndron shqetësimi me natyrë teknike që lidhet me karburantin e raketave të tilla. Ato kërkojnë kohë, deri në 10 ditë, për përgatitjen e karburantit dhe për rrjedhojë janë të pavlefshme në raste si meteoriti i Chelyabinsk, që identifikohen vetëm disa orë para se të hyjnë në atmosferën e Tokës. 

https://www.yahoo.com/news/russia-wants-target-near-earth-012123558.html

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.