100 mijë € gjobë Belgjikës për ekstradimin në ShBA të tunizianit të dyshuar për lidhje me Bin Laden

Postuar në 27 Shtator, 2022 22:25

Një gjykatë e apelit në Bruksel ka vendosur kompensim me 100 mijë euro për terroristin e dënuar tunizian, Nizar Trablesi që është ekstraduar drejt ShBA. Gjykata ka çmuar se me aktin e ekstradimit personi në fjalë është dëmtuar dhe mandej ka shtuar se qeveria belge duhet të kërkojë kthimin pas të Trablesit. 

Ai është dënuar në vitin 2003 nën akuzën e planifikimit të një sulmi në bazën Kleine-Brogel, ku është dislokuar personel amerikan. Pas kryerjes së dënimit me 10 vjet, autoritetet vendosën ekstradimin ndonëse Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut kishte vendosur se ai nuk duhej të dërgohej në ShBA, një vend ky që pretendon se Trablesi kishte takuar Osama Bin Laden pak kohë para sulmeve të 11 shtatorit 2001. 

 Vendimi në fjalë ilustron mendimin e përgjithshëm në Europë për zbatimin e të drejtave në ShBA, ndërkohë që ky rast është shembull i mirë për të vënë një analogji me atë që ndodh në Shqipëri me ekstradimet e gulenistëve. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.