Nuk mund të izolohet Rusia. Sanksionet, kërcënim për mbarë botën

Postuar në 07 Shtator, 2022 23:39

Presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar gjatë sesionit plenar të Forumit Ekonomik të Lindjes në Vladivostok se pas sanksioneve të vëna së fundmi ndaj Rusisë, qëndron në thelb humbja e dominimit nga ShBA. 

 Katalizë e këtyre sanksioneve ishte rënia e dominimit të ShBA në ekonominë globale dhe politikën, si dhe padëshira kokforte dhe madje paaftësia e elitave perëndimore për të parë dhe pranuar faktet objektive 

ka thënë Putin. 

Ai ka folur për një çmenduri të Perëndimit që synon të imponojë modele sjelljeje ndaj të tjerëve, duke i privuar ata prej sovranitetit dhe nënshtruar ata dëshirave të veta. 

 Është e pamundur të izolosh Rusinë, shikoni hartën e botës. Rusia është ndoshta i vetmi vend në botë që mund të furnizojë veten tërësisht me burime natyrore…Për shkak të politikave perëndimore kriza ushqimore po thellohet. Kjo mund të çojë në një fatkeqësi humanitare të paprecedentë…Mund të kthehet në një tragjedi për vendet më të varfra. Sanksiknet ndaj Rusisë janë një kërcënim ndaj mbarë botës

ka shtuar ai.

Comments

Submitted by Vlora 97 (not verified) on

O Resi e morem vesh qe jeni pro rusë, dilni hapur bre mos luni me presjera e thojza. Pagujnë mirë?? :)

Submitted by emri (not verified) on

ke te drejte,keta qe e shajne ameriken, me siguri duhet te jene me ruset, se keshtu eshte qe ne kohen e xhaxhit, o me ne o me ata ruge te mesme nuk ka.
nderkohe qe ate vend (bashke me ty si komentues) e mbulon injoranca. sot e mora vesh tek pashe qe nuk ka me njeri qe studion gjuhen ruse aty. te gjithe duan te behen arkitetkte qe ta shemtojne dhe me shume ate vend po din e pa iman (se arkitekta kane qene dhe ata qe kane ndertuar deri me sot dhe shihe ne c'derexhe ka shkuar ai vend). Ose mjeke qe te vrasin me keq se cvrasin sot nga padituria (eh u prehsh ne paqe Adhamudh).
Dhe kije nga une or maskara, te kesh nje pasaporte ruse me kohet qe po vijne nuk eshte ide dhe aq e keqe, por ti nuk e kupton dot ... helbete. zullumi po ntrashet, ja te shohim sa gjate do qendroje fija e perit ....

Submitted by Qerrja Tait (not verified) on

O kosovar qe ke emigruar ne Vlore si pasoj e barktharjes qe Amerika te ka shkaktuar keto 22 vite.
Meso shqip e pastaj akuzo. Por edhe akuzat jane pjese e mentalitetit idiot te shoqerise kosovare. Juve ju paguajne amerikanet per disinformation kurse Resin e paguan Rusia per information te sakte.
Ku eshte e keqja ketu?

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.