Me presionet që i janë bërë Serbisë mund të shkruaja një libër më të trashë se "Kapitali" i Marksit

Postuar në 30 Gusht, 2022 18:19

Presidenti serb Aleksander Vuçiç ka deklaruar se vendi i tij nuk ka ndërmend t’i bashkohet sanksioneve kundër Rusisë.

Ne e kemi shprehur pozicionin tonë thuajse 190 ditë më parë përmes një vendimi të Këshillit të Sigurisë. Këto vendime kanë qenë në fuqi për gjastë muaj dhe Serbia ka dëshmuar seriozitet. Nuk ke sesi ta dish se çfarë do të ndodhë një ditë por ne po tregojmë seriozitetin tonë. Kjo është politika jonë dhe tani nuk po mendojmë ta ndryshojmë atë. Mendoj se politikat tona janë dëshmuar se kanë qenë të mençura pavarësisht të gjitha vështirësive

ka thënë Vuçiç.

Sipas tij presioni që po ushtrohet ndaj Serbisë në këto gjashtë muaj mund të shërbejnë për të shkruar një libër të tërë.

Mund të shkruaja një libër për këtë çështje që do të ishte më i trashë se “Kapitali” i Marksit

ka shtuar Vuçiç.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.