Komisarë nga Perëndimi/Harrohet "kasapi Putin", flitet për takim me Biden

Postuar në 30 Mars, 2022 15:45

Vendimi i Rusisë për të kufizuar veprimet në Kiev dhe Chernihiv është parë gjerësisht si një lëvizje që konfirmon se Kremlini ka rishikuar objektivat e vet në Ukrainë. Kjo për arsye se në Perëndim ka një bindje të përhapur se Rusia dhe ushtria e saj nuk mund të shkojnë përtej pikës së tanishme dhe se çdo operacion sulmi ka ngecur. Në një intervistë për “Kathimerini”, ish-kreu i ushtrisë amerikane në Europë, general lejtnanti, Ben Hodges thotë se ushtria ruse ka arritur tashmë kulmin e përparimit të vet të mundshëm në Ukrainë.

Edhe nëse Mariupoli eventualisht bie nuk e shoh mundësinë që ata të rinisin me momentumin e tyre në ndonjë mënyrë domethënëse. Problemet e tyre logjistike nuk do të zgjidhen së shpejti

shprehet Hodges.

Sipas tij, me kapjen e pikës kulminante në operacion, nuk do të thotë se rusët janë mundur. Thjesht në momentin e tanishëm, sipas Hodges, forcat ruse nuk kanë kapacitetin për të kryer operacione të suksesshme si marrja e Odesës dhe Kievit. Gjenerali ka folur edhe me ton propagandisti kur ka krahasuar situatën në Srebrenicë me atë që mund të ndodhë në qytete të Ukrainës, duke nënkuptuar për krime masive nga ushtria ruse, diçka që nuk është dokumentuar ende, ndonëse në mënyrën më qesharake të mundshme, hetimi ndërkombëtar për krime nisi që 10 ditët e para të luftës. ë

Meriton pak vëmendje një pasazh nga komentet e këtij gjenerali që duket se jeton brenda një kuadri ideologjik me armiq të betuar. 

…më 1 prill 130 000 familjeve ruse do t’u kërkohet që të dërgojnë djemtë e tyre si ushtarë në ushtrinë ruse. Ne mund të shkojmë te disa prej këtye familjeve dhe t’u themi:  Shiko, djali juaj po bëhet mish për top në ushtrinë ruse, duke luftuar në Ukrainë. Për çfarë doni realisht që djali juaj të shkojë ushtar dhe të bëhet mish për top?

Është e vështirë e të kuptosh se nga buron në pikëpamje ushtarake ky qëndrim dhe mbi cilin moral mbështetet ai. Sepse ne nuk e dimë, veç prej filmave se çfarë u është thënë familjeve amerikane për djemtë e tyre që shkonin në luftë në Irak dhe Afganistan. Problemi I veteranëve të luftës ishte një nga temat qendrore që çoi në fitoren e Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, kështu që kjo propagandë dy lekëshe nuk ecën më. Nuk ka luftëra të mira dhe të këqija dhe SHBA ka humbur tanimë kredibilitetin e një autoriteti moral në botë. 

Sot që flasim, SHBA, e cila predikon drejtësi dhe demokraci dhe është bërë një ndër ato bezdisjet radioktive të shumë vendeve në botë, arrin deri aty sa të flasë për një takim të mundshëm mes Presidentit Jo Biden dhe atij rus, Putin. Ky lajm është konfirmuar nga drejtoresha e Komunikimit në Shtëpinë e Bardhë, Kate Bedingfield, e cila ka cilësuar si parakusht vetëm ndalimin e veprimeve ushtarake në Ukrainë. Po kasapi Putin si u bë kështu vallë i pranueshëm? Krimineli dhe despoti si befas u bë palë në bisedime?

Është e qartë se teknika e propagandës perëndimore është e njëjta me atë që hasim këtu në Shqipëri kur shohim kryeministrin. Këta janë një kategori rrufjanësh që luajnë me injorancën, frikën dhe naivitetin e pjesës më të madhe të shoqërisë, për të ngritur rreziqe të paqena kur duhet dhe bërë shpëtimtarin më pas. Apo ustain e një loje të ndërlikuar të cilën shumë pak e kuptojnë, si në rastin e takimit të kërkuar Biden – Putin. 

Pse tingëllon kaq bajate kjo lloj qasjeje? Dhe pse gënjeshtra e Perëndimit është shumë më keq sesa agresioni i Rusisë? Sepse në fakt perëndimi po gënjen veten, askënd tjetër më.

s.zaimi

Comments

Submitted by Blanco (not verified) on

Vras mendjen me çfarë peshoreje morale na qenka gënjeshtra perëndimore më keq se një agresion ushtarak në shkallë të gjerë që ka si synim pushtimin e një vendi me 45 milion banorë? Si na qenka agresioni ushtarak në Irak dhe Afganistan ekuivalent në pamoralshmëri si agresioni rus në Ukrainë, ndërkohë që SHBA asnjëherë nuk ka synuar pushtimin e këtyre vendeve, ndërkohë që Rusia nuk e njeh Ukrainën as si entitet më vete gjeopolitik?

Submitted by Aqif (not verified) on

Ke te drejte, SHBA nuk ka synuar kurre pushtimin e ketyre vende, por vetem i shkaterroi, rrenoi, I vodhi dhe i varferoi me ushtrine e saj per dy dekada, qe ti i verbuar nga filoamerikanzmi nuk sheh si pushtim.
Kudo ne bote shohim gjurme te qyeterimeve Perandorake qe kane lene ne vende te ndryshme ku ata shkuan dhe i administruan me shekuj.
Perandoria e Kaosit ben te kunderten, rrenon dhe varferon, e ka per mburrje shkaterrimin total te shteteve dhe vdekjen e popullsive te tyre : japoni, Korea, Vietnam, Nicaragua, Honduras, Venezuela, Kuba, Afghanistan, Iraq, Iran, Yugoslavia, Yemen, Somalia, Libya, Syria, Palestine etc etc.
Fusim ne fund edhe Shqiperine ku per tridhjet vjet shqiptaret i ka kthyer ne Bageti qe si dele e shohin Perandorine e Kaosit sikur Hyun vete.

Submitted by Din (not verified) on

Mes nje anti-amerikanizmi te verber dhe nje rusofilie te pakushtezuar, dua te shpresoj se shtysa per kesi lloj komentesh te autorit eshte me shume arsyeja e pare. Shquhen nderkaq neper rreshta, edhe disa prirje pro-autoritariste e pro "dore-forta" te tij, madje nje fare venerimi per Vladimirin qe po ja "beka tete me dy perendimit hipokrit e cinik", nderkohe qe i njejti ironizon pikerisht kete autokratin tone te vogel ne Tirane. Por venia kaq pa teklif e shenjave te barazise lart e poshte, majtas e djathtas, e con dem edhe ate aftesi artikulimi e analize qe autorit S nuk i mungon.
Autoritet moral i Perendimit padyshim ka humbur shume, dhe peson firo te vazhdueshme. Por ky eshte pikerisht nga ato momente kyce qe ai te rifitoje autoritet e besueshmeri. Dhe nese Perendimi, SHBA dhe Europe, legjitimon apo pranon pushtimin e paprovokuar te Rusise ndaj nje vendi europian, atehere lejon qe Putin te beje cfare ti teket me vete Europen. Ne kete hipoteze te fundit, besoj se autori nuk do ta kishte problem te punonte per Sputnikun apo Pravdan, apo Komsomolskaja Gazeten, por fatmiresisht nje shumice derrmuese - ne Ukraine se pari - dhe ne Perendim, mendojne ndryshe...

Submitted by redaksia on

Po na shqeteson tani, po na duket se pro amerikanet jane disidente ne kete vend. Qetesohu, investimi mbi budallallekun ne kete vend, eshte strategjia me e suksesshme. Nuk e zhben asgje. Mjafton qe ata qe e dine veten proamerikane, te mos e kuptojne asnjehere permbi stomak se perse jane te tille. 

Submitted by kafe e hidhur (not verified) on

bravo usta..edhe ti me antiamerikanizmin tend arrite te krijosh nje debat eficent per ca klikime me shume..artikulim i admirushem po sens llogjik i zbrazet...bombardime civilesh spitalesh pallatesh dhe kolonash humanitare nuk ka propagand dhe arsye politike e llogjike qe mund ti arsyetoj..e jo me ide komuniste te prapambetura dhe rudimente historike qe kan ngel ne llogjiken tende..se ka ber gabime e ben gabime amerika nuk mund te te perdoret si argument per masakrat njerezore qe ndodhin..e nese ti nuk i sheh ose nuk i pranon e pret kohe per ti vertetuar me vjen keq per verberine tende ...kuptohet nese kjo verberi nuk eshte thjesht artificiale per dy klikime me shume ::)))suksese ne jete .posht imperializmi amerikan

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.