Dislokohet sistemi “Kinzhal” në Ukrainë, Mariupoli në darë. Marina Ruse: Mina detare po lundrojnë drejt Bosforit

Postuar në 19 Mars, 2022 22:59

Ukraina ka hyrë tashmë në një fazë të re të presionit ushtarak rus, teksa rënia e Mariupolit është çështje orësh. Qyteti bën pjesë në krahun jugperëndimor të goditjes ruse që i është afruar Kievit nga veriu, Kharkivit nga Lindja dhe rrezikon të mbyllë darën rreth kryeqytetit ukrainas. Beteja për qytetin dhe rajonin përreth ka rëndësi edhe për faktin se aty ndodhet Azovstal, një ndër impiantet më të mëdha në Europë të çelikut duke rrezikuar kështu prekjen e një tjetër tregu me rëndësi strategjike. Ministri i Brendshëm ukrainas, Vadym Denysenko ka deklaruar se një nga objektivat e Rusisë është edhe deindustrializimi i vendit. 

 Të dhëna zyrtare dhe nga terreni flasin se ushtria ruse, pas sulmeve ndaj bazave në Lviv dhe Yavoriv që përfaqësojnë prapavijën strategjike të Ukrainës, ka dislokuar në Ukrainë sistemin “Kinzhal”, që është një sistem ajror raketor balistik hipersonik. Sistemi përdor raketa me shpejtësi 10 herë mbi shpejtësinë e zërit dhe shmang radarët, çka duket se ka qenë problem taktik dhe operativ në këto javë lufte dhe rezistence nga Ukraina. 

Zhvillimet e fundit kanë detyruar presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenskiy të kërkojë takim personal me presidentin rus Putin ndërkohë që ka përsëritur se gjeneralët rusë po përdorin taktika mizore të goditjes së objektivave civile. 

Pasojat duken serioze qysh tani: OKB raporton se nga vendi janë zhvendosur 6.5 miliojë njerëz, ndërkohë që 3.2 milionë e kanë lënë vendin. 

Për më tepër, Putin po fiton aktualisht një avantazh të ri që ka të bëjë me faktin se përpos dështimit për një fitore të shpejtë, ai ka legalizuar një situatë ushtarake në Europë e cila e kufizon diplomacinë në negociatat dypalëshe. Europa ka dalë tashmë jashtë loje dhe ka rolin e një spektatori, që nuk ka as fuqinë dhe as idenë sesi duhet të angazhohet seriozisht në këtë front të ri. Lufta po prodhon kosto të tilla që herët apo vonë do i bëjnë sanksionet të duken si akte emocionale. 

Nga ana tjetër, një tjetër sinjal për natyrën infektive të konfliktit është dhënë nga Rusia sipas së cilës kavot e minave të vëna nga Ukraina në Detin e Zi janë këputur dhe rrëziojnë që minat të notojnë drejt Mesdheut. Sipas palës ruse, marina ukrainase ka krijuar rripa minimi në portet e Odesës, Ochakov, Chernomors dhe Yuzhny. Për këtë çështje Flota ruse e Detit të Zi ka lëshuar një paralajmërim zyrtar më 18 mars, ndërkohë që është interesant fakti se lajmin zyrtar për këtë e ka dhënë shërbimi sekret rus

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.