Mediat libiane: Merren peng dy ministra të qeverisë së re

Postuar në 03 Mars, 2022 11:05

Ministrat e Jashtëm të Libisë, Hafez Gaddur, ish-ambasadori i Libisë në Itali, dhe ai i Arsimit, Salha Al Daraëqui, dyshohet se janë rrëmbyer teksa po transferoheshin nga Misurata në Tobruk, ku ishte planifikuar ceremonia e betimit të qeverisë së re të Fathi Bashaga.

Lajmi bëhet i ditur nga disa media libiane, sipas të cilave, autokolona e makinave është gjetur në mes të një sulmi me armë zjarri zjarri mëngjesin e sotëm. Hapësira ajrore libiane është mbyllur për momentin.

"Një grup i armatosur i lidhur me kryeministrin libian, Abdel Hamid, Dbeibah dyshohet se ka rrëmbyer ministrin e Jashtëm të caktuar në qeverinë e (Fathi) Bashagha - dhe me gjasë edhe të tjerë - ndërsa udhëtonin në Tobruk me rrugë tokësore nëpërmjet Misurata, për të marrë pjesë në betimin e qeverisë së re”, njoftoi Abaadneës.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.