Kriza në Ukrainë, SHBA: Rusia mund të inspektojë bazat e NATO-s në Poloni dhe Rumani

Postuar në 03 Shkurt, 2022 01:01

Administrata amerikane Joe Biden ka ndërmarrë një nismë të fundit që shkon përtej disa standardeve të deritanishme, në mënyrë që të shmangë një konflikt në Ukrainë. “Bloomberg" raporton se Washingtoni i ka ofruar Kremlinit mundësinë e verifikimit të dispozitivit ushtarak në bazat e NATO-s në Rumani dhe Poloni. Konkretisht bëhet fjalë për të verifikuar nëse aty janë dislokuar raketa Tomahawk, për të cilat Rusia ka ngritur përherë shqetësimet e veta.

Propozimi në fjalë vjen si një përgjigje ndaj pretendimeve të ngritura nga presidenti rus, Vladimir Putin, i cili në një konferencë për shtyp në Moskë, pak ditë më parë, deklaroi se në Poloni dhe Rumani ka sisteme lëshimi MK-41, prej nga ku mund të lëshohen edhe raketat Tomahawk që klasifikohen si armë ofensive dhe nga ky pozicionim mbulojnë territorin rus për mijëra kilometra.

Të dyja vendet e përmendura kanë pranuar verifikimin nga pala ruse, nëse kjo e fundit zbaton parimin e reciprocitetit. Konkretisht Polonia kërkon që të verifikojë dispozitivin rus në Kaliningrad.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.