Nëse Berisha merr kryesimin, a do tërhiqet SHBA nga PD-ja si në Afganistan?

Postuar në 26 Tetor, 2021 23:24

Sot, Sali Berisha ka shpallur kandidaturën e tij për kryetar të Partisë Demokratike. Partisë së vet, të cilën e drejtoi për 3 dekada.

Zoti Berisha ka hyrë kështu në zonën e të paparashikueshmes përderisa pakkush do të kishte besuar se kërcënimet e tij të herëpashershme do të ishin shndërruar në realitet. Sot po flitet me terma groteskë, si p.sh se z. Basha ka vulën. Atë vulë që e ka shndërruar befas z. Berisha në tribun të demokratëve. Dhe se kjo vulë është në mënyrën më qesharake të mundshme, ndoshta e ruajtur nga fuqia amerikane, e cila të lutemi që nuk do mbërrijë në pikën sa të tërhiqet nga PD-ja e Bashës siç u tërhoq nga Afganistani. Ndoshta. Edhe sepse nëse kjo ndodh, Basha me të vetët nuk do duhet të marrin udhët, por do strehohen me gjasë te Partia Socialiste rehat fare për të thënë se “ne u përpoqëm kundër talebanizmit në PD”. Kjo sa për të përdorur një metër karakterizimi të huazuar nga ideologë sezonalë si Frrok Çupi apo Spartak Ngjela. 

Amerika e Yuri Kim nuk ka thënë asnjë fjalë për procesin që ka nisur, ndoshta sepse demokracia si gjest kësaj radhe është me Berishën dhe te Berisha, kurse arbitrariteti dhe autoritarizmi qëndron te ambasada dhe PD-ja e Bashës.

Si njerëz që dimë të shkruajmë e të lexojmë, fatmirësisht, por ndoshta edhe fatkeqësisht ne na lind e drejta të pyesim: nëse z. Berisha fiton garën për kryetar të PD-së, çfarë do të bëjë SHBA? Do të shpallë non grata një parti të tërë, do punojë për të shpikur opozitën shqiptare apo do zbardhë provat kundër Sali Berishës?

Mbetet për t’u parë. Sa për ne, duhet të falënderojmë znj. Kim që na dha mundësinë të qeshim me Amerikën e saj në Tiranë. Kush e mendonte se do ia mbërrinim kësaj dite?! 

s.zaimi

Comments

Submitted by Doktor Mortja (not verified) on

Ashtu eshte, qesh mire kush qesh i fundit!
Mendoni, sikur Amerika me ne fund te kuptoje se nuk behet stan me lepuj!
Çfare do bejne shqipet ne rast se sulmohen nga serbet?!
Natyrisht mbathja nga syte kembet!
Ngelem tu qesh me boten, sa gjynah!
E mor spitali psikiatrik, sa keq!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.