yuri kim

Na respektoni minimalisht me gënjeshtra më të zgjuara

Postuar në 21 Mars, 2020 14:11

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim është riaktivizuar në rolin e saj së fundmi duke dalë më shpesh në media. Sot ajo ka postuar në tuiter një status në të cilin flet për dizinformacionin rreth çështjes së CoVid 19. 

Raporti i EEAS tregon ata që kanë kërkuar ta dobësojnë Shqipërinë pak vjet më parë po përdorin sërish dizinformacionin dhe propagandën për të fshehur të ërtetën…duke pretenduar të jenë shpëtimtarë në krizën që e shkaktuan vetë. Historia ka vlerë, faktet kanë vlerë

shkruan ambasadorja.

Ambasadorja e ShBA hap YK TV

Postuar në 08 Mars, 2020 00:47

Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim ka vendosur të jetë më afër publikut shqiptar duke shfrytëzuar rrjetet sociale. Sipas burimeve të sigurta për “Të Kripura”, zonja Kim do të krijojë një televizion në Facebook përmes të cilit do të përcjellë mesazhet e veta për qytetarët shqiptarë. 
Emri i televizionit: YK TV.

 

Në mbështetje të një gënjeshtre të trashë

Postuar në 27 Shkurt, 2020 12:11

Ambasada e SHBA në Tiranë shpërndan sot një qëndrim të ambasadores Yuri Kim, sipas së cilës kryeministri shqiptar, Edi Rama i tregoi vendin ministrit të Jashtëm Sergey Lavrov. Zonja Kim ka cituar Lavrov kur ka thënë se Shqipërinë e detyrojnë të mbajë ato qëndrime që mban, kurse sipas saj, z. Rama ka mbajtur qëndrim dinjitoz kur i ka zbuluar Lavrovit të vërtetën: Shqipëria zgjedh të mbajë ato qëndrime që mban.

Nga kursi i plepave te liçenca e ambasadave

Postuar në 07 Shkurt, 2020 16:47

Kjo foto tregon më mirë se çfarëdo tjetër se çfarë lloj drejtësie po krijon Shqipëria. Ndikimi i vendeve të mëdha është një proces i shumëanshëm dhe i natyrshëm për vende të vogla si yni, por kjo foto, ku një diplomate, e cila është asgjë më shumë sesa një e dërguar e një kryetari shteti pranë kryetarit të një shteti tjetër, provon se pas 108 vjetësh shtet, Shqipëria është një hibrid kolonie dhe protektorati në destabilizim të kontrolluar.

Ambasadorja amerikane Yuri Kim në qendër të një takimi me Kolegjin e Lartë Gjyqësor ku sipas njoftimit të ambasadës:

30 vjet partnerë strategjikë me Amerikën dhe mbetemi një rrangallë demokratike

Postuar në 30 Janar, 2020 19:20

Sot raportohet se ambasadorja e re e ShBA-ve në Tiranë ka zhvilluar një takim me prokurorët e SPAK. Nga fotot e shpërndara duket se të dyja palët ia kanë bërë benë krimit dhe korrupsionit. 

Ky raport, ky flirt i shtetit shqiptar me të huajt për  çdo sfidë që ka patur në 100 vjet jetë të tij meriton vëmendje por ka nevojë edhe për krahasim. 

Zogu mori disa këshilltarë hollandezë dhe anglezë dhe bëri xhandarmërinë.  Pastaj afroi italianët që lanë gjurmë në arkitekturë, arsim dhe ushtri.

Ambasadorja e re amerikane nis detyrën në Tiranë. Referon rolin e Wodrow Wilson

Postuar në 27 Janar, 2020 13:13

Pasi ka paraqitur letrat kredenciale në Presidencë, ambasdorja e re e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim ka mbajtur një fjalë përshëndetëse nga selia diplomatike. Ajo ka përmendur rolin e ish-preisdentit Wodrow Wilson dhe ka nënvizuar vlerën e aleancës amerikano-shqiptare dhe sinqeritetit të saj. Më poshtë video: 

Subscribe to RSS - yuri kim