Letër OKB-së, Turqia kërkon demilitarizimin e ishujve në Egjeun Lindor

Postuar në 06 Tetor, 2021 15:56

Turqia përsërit thirrjet për demilitarizimin e ishujve të Egjeut Lindor. Me anë të një letre dërguar sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, përfaqësuesi i përhershëm turk në këtë këtë organizatë, Feridun Sinirlioglu akuzon Greqinë për shkelje të dispozitave të çmilitarizimit të Lozanës të vitit 1923 dhe Traktatet e Paqes në Paris të vitit 1947.

“Sovraniteti i Greqisë mbi ishujt ishte dhe mbetet i varur nga demilitarizimi. Pretendimi se sovraniteti grek mbi ishujt e Egjeut Lindor nuk është i lidhur me ruajtjen e statusit të tyre të çmilitarizuar është pa bazë ligjore”, thuhet në letrën e cituar nga Kathimerini.

Dokumenti i Sinirlioglu, që mban datën 30 shtator, është një përgjigje ndaj një letre të dërguar nga homologia e tij greke, Maria Theofili më 27 korrik.

Ai bën thirrje për largimin e trupave greke nga ishujt Lesvos, Kios, Samos dhe Ikaria. "Sa i përket Lemnos dhe Samothrace, ata i nënshtrohen një regjimi edhe më të rreptë, për shkak të afërsisë së tyre me kontinentin turk", thuhet në letër.

Duke militarizuar ishujt në fjalë, Greqia ka humbur të drejtën e saj për të kundërshtuar Turqisë [për një sërë traktatesh] dhe të drejtat që ajo pretendon se rrjedhin prej tyre, thotë Sinirlioglu.

Ndërkohë, në Greqi analistët thonë se argumenti i paraqitur në letër, i cili në thelb e lidh sovranitetin e ishujve të Egjeut me demilitarizimin e tyre, është ligjërisht i pabazuar. Ata thonë se përpjekjet turke për të nxitur tensionet midis dy palëve pasqyrojnë shqetësimin e Anakrasë mbi marrëveshjen e fundit të mbrojtjes që Greqia ka nënshkruar me Francën.

Thirrja e Turqisë drejtuar Greqisë vjen në një moment kur dy vendet janë në një raund të ri bisedimesh eksploruese të nivelit të ulët.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.