Nano: Projekti i portit të Durrësit nuk mund të kalojë me ligj special, SPAK duhet të ndërhyjë

Postuar në 15 Korrik, 2021 21:33

Analisti Mustafa Nano i druhet një skeme të ngjashme si ajo që u përdor për Teatrin Kombëtar, në rastin e portit të Durrësit. Nano komentoi në studion e lajmeve lajmin që MCN publikoi dy ditë më parë lidhur me kompaninë guackë  që qëndron pas projektit 2 miliardë dollarë për ndërtimin e një porti turistik në Durrës.  Nano tha se fakti që një skup i tillë nuk gjeti jehonë në botën mediatike, sidomos atë opozitare, ngre shumë pikëpyetje. Sipas Nanos, përveç ngjashmërive me skandalin e Unazës së Re, ekziston frika e përsëritjes se precedentit të Teatrit Kombëtar dhe ligjit të posaçëm që u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese pak ditë më parë. Analisti Nano u shpreh se nëse ndiqet një strategji e tillë, SPAK-u duhet të nisë hetimet.

Është skup dhe nuk ka gjetur jehonë mediatike. Një pjesë e madhe e botës mediatike reagoi sikur nuk ka ekzistuar ndonjëherë. Një pjesë janë edhe qarqe mediatike të opozitës. Kjo të vë në mendime. Mendoj që këtu bie era skandal, edhe ngjashmëria me Unazën e Re. Ngjashmëria qëndron në faktin se në të dyja rastet ne kemi kompani të sapokrijuara dhe të administruara nga një person që del menjëherë. Kam frikë se do kemi ngjashmëri tjetër mes kësaj që po ndodh tani dhe asaj që ka ndodhur te Teatri. Në APrlament u miratua një ligj dhe ishte një ligj nominal ku përcaktohej emri I kompanisë që do të bënte ndërtimet e kullave. Kushtetuesja e zeroi ligjin special. Më thonë se do të tentohet të bëhet e njëjta gjë edhe në këtë rast, një ligj që të përcaktyohet emri i kompanisë që keni publikuar ju. Pas këtij vendimi, Parlamenti nuk mund ta bëjë më. Por nëse e bëjnë, do të jetë një lëvizje në boshllëk. Por nëse e bëjnë, opinion ka nevojë të marrë cesh pse po bëhet kjo gjë, kur ne kemi kuadrin ligjor që mjafton për të përcaktuar fituesin. Mendoj që SPAK duhet të ndërhyjë, për ta sqaruar. Duhet ta bëjë.  

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.