Porti i Durrësit

Kushtetuesja i hap dritën jeshile projektit të portit të Durrësit

Postuar në 16 Qershor, 2023 16:28

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar sot kërkesën për shfuqizimin e marrëveshjes për bashkëpunim ekonomik mes qeverisë shqiptare dhe Emirateve të Bashkuara Arabe.

Marrëveshja në fjalë është ratifikuar nga Parlamenti më 3 dhjetor 2020 dhe mbi të, mes të tjerash, bazohet edhe rizhvillimi i portit të Durrësit.

Sha(h)Mata e portit të Durrësit

Postuar në 24 Nëntor, 2022 13:33

 

Është lëshuar sot për të mijtën herë në mëhallën parlamentare politikani Edi Rama. Ka zënë foltoren e me dihatje emocionale të dikujt që ka brenga historike tashmë për mosmirënjohjen që mileti ka ndaj veprës së tij për mirësinë e kombëtarizmës sonë, ka folur gjerë e gjatë, e po flet akoma, për portin e Durrësit. Për avenirin xixëllues të tij sipas modelit Ta bëjmë Shqipërinë si Dubai, duke e prezantuar këtë fener në cekinën shpirtërore tonën, të cilën ai e paska patur kusur të madhështisë dhe vizionit të rrallë në këto anë.

Ky është pazari i Gërdecit. I vërteti

Postuar në 19 Nëntor, 2022 17:38

Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot me kallaballëkun digjital një hall të madh. Ai nuk po di si t’u shpjegojë të huajve kundërshtimin që po i bëhet në Shqipëri projektit të Portit të Durrësit duke sjellë si shembull ato që i quan pazarllëqe të Gërdecit.

Mirë vetes i thua duro si ke duruar se të dinë si veten e s’ke ç’u bën, po sekëlldi e madhe t’u shpjegosh të huajve se si mund të kulmojnë kaq lart injoranca me ligësinë dhe si mund të akuzohen investitorë të kalibrit të Muhammed Alabbarit për pazarllëqe të nivelit të Gërdecit!

Çfarë pate z. Rama?

Postuar në 09 Nëntor, 2022 19:16

Kryeministri Edi Rama e përcjell këtë video në Facebook nën titullin: Replikë.

Llaxore, këlysh të rrahur e kështu me radhë. Epitetet nuk kanë ndalur në një shfaqje që është mbyllur me avokatinë e zakonshme: Ky është thjesht një opinionin.

Aksioner(shteti) te porti i Durrësit për paratë e shtetit, jo të xhepit?

Postuar në 11 Gusht, 2022 22:22

Në një ceremoni të nënshkrimit të memorandumit për portin e ri të Durrësit u dha një shfaqje e rrallë e tufës së seleksionuar filobuxhetore të të ashtuquajturës qeveri shqiptare. Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku i premtoi Mirelës së Turizmit(me këtë gjuhë) sesa shumë zhvillim do të sjellë kjo vepër. Paralel me këtë miklim shoqesh ministresha kalonte në plane një Delina gati e lumtur.

Nano: Projekti i portit të Durrësit nuk mund të kalojë me ligj special, SPAK duhet të ndërhyjë

Postuar në 15 Korrik, 2021 21:33

Analisti Mustafa Nano i druhet një skeme të ngjashme si ajo që u përdor për Teatrin Kombëtar, në rastin e portit të Durrësit. Nano komentoi në studion e lajmeve lajmin që MCN publikoi dy ditë më parë lidhur me kompaninë guackë  që qëndron pas projektit 2 miliardë dollarë për ndërtimin e një porti turistik në Durrës.  Nano tha se fakti që një skup i tillë nuk gjeti jehonë në botën mediatike, sidomos atë opozitare, ngre shumë pikëpyetje.

Pas 5 mld $ për Karpenin, Rilindja e Nusretit premton 2 mld$ për portin e Durrësit

Postuar në 10 Janar, 2021 15:21

Agjencia Telegrafike Shqiptare citon sot biznesmenin Mohamed Alabbar, themelues i gruit “EMAAR” të jetë shprehur se ka ndërmend të investojë në portin e Durrësit. Biznesmeni në fjalë ka thënë tekstualisht se:

Dalje në det për Kosovën, nga shkurti shfrytëzon Portin e Durrësit

Postuar në 18 Janar, 2017 17:17

Brenda muajit shkurt, Kosova do të ketë një terminal të vetin në portin e Durrësit. Të dy qeveritë kanë ngritur një grup të përbashkët pune, i cili do të bëjë gati procedurat për të lënë një pjesë të doganës në këtë port posaçërisht për bizneset Kosovare, duke i mundësuar asaj daljen në det.

Konflikt mes konçesionarit gjerman dhe Portit të Durësit, protestojnë punëtorët

Postuar në 23 Shtator, 2015 11:27

Një tjetër kontratë e nënshkruar nga shteti shqiptar bëhet shkak për përplasjen mes investitorëve dhe shtetit. Konflikti i hapur mes shoqërive të licensuara të ngarkim-shkarkimit, autoritetit portual Durrës dhe kompanisë gjermane konçensionare EMS, i shoqëruar ka nxjerrë në protestë afro 300 punetorë të tre kompanive të ngarkim-shkarkimit që operojnë në kalatën lindore.
Shoqëritë nuk jane lejuar të zhvillojnë aktivitetin e tyre të përditshëm nga koncensionari gjerman, të cilin e akuzojne per monopolizim të terminalit.

Subscribe to RSS - Porti i Durrësit