Dalje në det për Kosovën, nga shkurti shfrytëzon Portin e Durrësit

Postuar në 18 Janar, 2017 17:17

Brenda muajit shkurt, Kosova do të ketë një terminal të vetin në portin e Durrësit. Të dy qeveritë kanë ngritur një grup të përbashkët pune, i cili do të bëjë gati procedurat për të lënë një pjesë të doganës në këtë port posaçërisht për bizneset Kosovare, duke i mundësuar asaj daljen në det.

Pavarësisht masave të marra nga të dy qeveritë për të harmonizuar rritur importet dhe eksportet mes dy vendeve, viti 2016-të pati një rënie të shkëmbimeve tregtare Shqipëri – Kosovë. Ministria e Fiancnave është duke analizuar shkaqet, ndërsa kreu i saj Ahmetaj, tha se natyra e mallrave që Shqipëria ble në vende të tjera është e ndryshme nga ajo që ofron Kosova.

Ai hodhi poshtë edhe një kërkesë të biznesit për të harmonizuar nivelin e taksave me Kosovën, duke qartësuar se do të ketë vetëm bashkim të procedurave.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.