Konflikt mes konçesionarit gjerman dhe Portit të Durësit, protestojnë punëtorët

Postuar në 23 Shtator, 2015 11:27

Një tjetër kontratë e nënshkruar nga shteti shqiptar bëhet shkak për përplasjen mes investitorëve dhe shtetit. Konflikti i hapur mes shoqërive të licensuara të ngarkim-shkarkimit, autoritetit portual Durrës dhe kompanisë gjermane konçensionare EMS, i shoqëruar ka nxjerrë në protestë afro 300 punetorë të tre kompanive të ngarkim-shkarkimit që operojnë në kalatën lindore.
Shoqëritë nuk jane lejuar të zhvillojnë aktivitetin e tyre të përditshëm nga koncensionari gjerman, të cilin e akuzojne per monopolizim të terminalit.
Afro 300 punëtorë sipas përfaqesuesit ligjor të kompanive stivadore rrezikojnë të mbeten të papunë, për shkak të një konflikti të nisur muaji më parë me koncesionarin gjerman, i cili kërkon të fus vetë shërbimin e ngarkim-shkarkimit në këtë kalatë.
Nëpërmjet përfaqësuesit ligjor shoqëritë e licencuara të ngarkim-shkarkimit, përkatësisht “Liburnet 1”, ASC” dhe “Egnatia”, kërkuan që të respektohen domosdoshmërish të drejtat e tyre në përputhje me kontratat licencë që ato kanë me Autoritetin Portual.
Kompania EMS, ka fituar kontratën e Konçesionit për operimin në Kalatën Lindore të Portit të Durrësit në datë 06.05.2013 dhe ka filluar aktivitetin e saj më dt 15 korrik 2013.
Sipas kësaj kontrate, kjo kompani mund të ushtrojë aktivitetin e operimit në Kalatën Lindore, pra të menaxhojë të gjithë operacionet që zhvillohen në këtë kalatë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.