Çfarë pate z. Rama?

Postuar në 09 Nëntor, 2022 19:16

Kryeministri Edi Rama e përcjell këtë video në Facebook nën titullin: Replikë.

Llaxore, këlysh të rrahur e kështu me radhë. Epitetet nuk kanë ndalur në një shfaqje që është mbyllur me avokatinë e zakonshme: Ky është thjesht një opinionin.

Cila arsye e ndërsen këtë logore? Porti I Durrësit? Akuzat e Enkelejd Alibeajt? Janë pyetje të cilat nuk ka nevojë për përgjigje, pse në fakt, aferë apo projekt zhvillimi, korrupsion apo kirurgji financiare, Durrësi, inceneratorët, bananet dhe rrugët nuk na përkasin. Ne jemi spektatorë në këtë vend, të pafuqishëm të ndërhyjmë në linjën e punës së z. Rama dhe atyre në Parlament.

Ne kemi kusurin e vrasjeve dhe pasigurisë, ikjes nga të mundim, të tjerat janë axhendë e elitës. Ndaj pse duhet të acarohet z. Rama? Ka hallin e popullit? Po ai atë që quan popull e ka në xhep, si votues dhe adhurues. Dhe e ka fare të kollajtë që në trutë e drunjta, që pse janë të tillë konstituojnë një shumicë të heshtur, të nxjerrë dordolec Enkelejdin apo Saliun. Fundi i fundit ai mund t'i nisë edhe një letër shekujve për të dhënë mësime se çfarë duhet bërë në këtë vend që nuk ishte asnjëherë shtëpia jonë e vërtetë.

s.zaimi

Comments

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.