Coronavirusi ushqen paragjykimet. Ndërkohë gripi sezonal ka shkaktuar 10 mijë viktima në SHBA

Postuar në 02 Shkurt, 2020 14:54

Coronavirusi që ka goditur Kinën po provokon në disa drejtime edhe një lloj ndjenje antikineze. Agjencia Reuters sjell një foto realizuar na ishullin Phu Quoc në Vietnam që njofton se nuk pranon klientë kinezë për shkak të virusit. Në kanada ka patur raportime për një lloj animoziteti ndaj kinezëve dhe e njëjta gjë po vihet re edhe në Europë. Lajmi i autoriteteve kineze se virusi ka origjinuar në një treg kafshësh të egra, ka shtuar mërinë.

Mjaft hëngrët lakuriq nate, - një thirrje në tuiter.

E ndërkohë që këto lloj ndjenjash mund të priteshin, autoritetet kineze kanë përsëritur se frika është shumë më vrastare sesa virusi. Sesa mundet që kjo situatë të shndërrohet në një instrument lufte politike dhe ekonomike mbetet për t’u parë, por duhet thënë se një situatë pak a shumë e ngjashme po kalon pa u vënë re në SHBA.

Bloomberg raporton se vendi po përballet me një virus sezonal gripi që sipas saj ka vrarë deri më tani 10 mijë njerëz.

Media në fjalë shkruan se Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve kanë regjistruar deri më tani 19 milionë amerikanë të sëmurë me grip sezonal, mes të cilëve 180 000 të shtruar në spital. 10 mijë kanë vdekur nga të cilët 60 janë fëmijë. Të dyja virueset kanë ngjashmëri simtomash, por gripi sezonal në SHBA ka si karakteristikë nisjen më herët sesa pritej.

Rreziku nga ky virus konsiderohet më i lartë sesa ai na coronavirusi i Kinës. Sipas Gregory Poland, drejtues i Grupit të Kërkimit të Vaksinave në Minesotta, një pjesë e madhe e amerikanëve nuk vaksinohet.

Coronavirusi nuk përbën rrezik për amerikanin mesatar apo për këdo që nuk ka udhëtuar në Kinë apo ekspozuar ndaj dikujt që ka qenë atje. Rreziku i tyre është gripi dhe është thelbësor.

Ne merremi me viruset ekzotikë dhe nuk po them që nuk duhet. Por ne injorojmë 10 000, 20 000, 30 000 vdekjet e përvitshme nga një virus që ne e kuptojmë shumë mirë, kemi trajtime dhe mund të vaksinojmë kundër tij

thotë ai.

Nga një pikëpamje rreziku ngjan të ketë brenda inflacionin e raportimit mediatik, pasi p.sh gripi sezonal i viteve 2017-2018 shkaktori vdekjen e 61 mijë personave në SHBA. Që këtu del edhe një problem tjetër. Poland thotë se nëse coronavirusi do të kthehet si problem në SHBA trajtimi do të jetë i vështirë për shkak të mbingarkesës në spitale me të prekur nga gripi sezonal. Dhe që këtej mund të nxjerrim vetiu konkluzionin se çfarë mund të ndodhë në Shqipëri, ku qeveria deklaron për çdo gjë se është gati.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.