gripi sezonal

Koronavirusi, nga dallohet prej gripit sezonal dhe ftohjes normale?!

Postuar në 09 Mars, 2020 11:56

Tashmë në Shqipëri janë zyrtarizuar dy rastet e para të të prekurve me koronavirus. Detyra e institucioneve përgjegjëse, medias dhe mjekëve në këtë situatë është ndërgjegjësimi i popullatës, për vetë-marrë masat që kjo epidemi që ka vënë në alarm gjithë Europën dhe veçanërisht Italinë, të kalojë pa pasojë të rënda për një vend të brishtë si Shqipëria.

Por çfarë është koronavirusi, cilat janë simptomat kryesore të tij; nga ndryshon ai prej gripi sezonal apo një ftohjeje të zakonshme; si përhapet; cilat janë vendet ku probaliteti për tu ngjitur është më i lartë…?!

Coronavirusi ushqen paragjykimet. Ndërkohë gripi sezonal ka shkaktuar 10 mijë viktima në SHBA

Postuar në 02 Shkurt, 2020 14:54

Coronavirusi që ka goditur Kinën po provokon në disa drejtime edhe një lloj ndjenje antikineze. Agjencia Reuters sjell një foto realizuar na ishullin Phu Quoc në Vietnam që njofton se nuk pranon klientë kinezë për shkak të virusit. Në kanada ka patur raportime për një lloj animoziteti ndaj kinezëve dhe e njëjta gjë po vihet re edhe në Europë. Lajmi i autoriteteve kineze se virusi ka origjinuar në një treg kafshësh të egra, ka shtuar mërinë.

Mjaft hëngrët lakuriq nate, - një thirrje në tuiter.

Subscribe to RSS - gripi sezonal