Huawei dhe 5G provokojnë krizë në "marrëdhënien speciale" SHBA-Britani e Madhe

Postuar në 27 Janar, 2020 13:35

Teknologjia 5G duket se ka vënë në krizë edhe “marrëdhënien speciale” mes SHBA dhe Britanisë së Madhe. Presidenti amerikan i ka kërkuar personalisht kryeministrit britanik Boris Johnson që të tërhiqet nga vendimi për të lejuar gjigandin kinez Huawei në instalimin e rrjetit 5G gjithjë me pretendimet për kërcënime mbi sigurinë,

Dhënia e dritës jeshile Huaweit do të ishte një kërcënim i rëndë për sigurinë kombëtare

citojnë mediat Trump.

Mediat britanike shtojnë madje se presidenti amerikan ka sugjeruar që të dyja vendet të bashkëpunojnë për të krijuar një alternativë ndaj kompanisë kineze. Londra pritet të vendosë për këtë çështje në datën 28 janar dhe do të jetë sekretari i Shtetit, Mike Pompeo që do të bëjë një përpjekje të fundit për të bindur Johnson të heqë dorë nga vendimi i tij.

Britania është para një vendimi të vështirë që ka implikime të mëdha. Nga njëra anë raporti me SHBA, nga ana tjetër fakti se refuzimi i teknologjisë do ta linte vendin mbrapa në një fushë ku zhvillohet konkurenca më e madhe për dominimin e botës që po vjen. Disa senatorë amerikanë kanë dërguar madje një letër për Këshillin Britanik të Sigurisë duke vënë në dukje se “duhet të merret vendimi i duhur” në shërbim të marrëdhnëies speciale mes të dyja vendeve.

Edhe në SHBA problemi është shfaqur kompleks. Departamenti i Mbrojtjes ka refuzuar propozimin e presidentit Trump për të shtrënguar sanksionet ndaj Huaëeit në linjën e furnizimit të saj për shkak se cenohet edhe vetë industria amerikane. Më herët Johnson është cituar të jetë shprehur se të gjithë ata që kundërshtojnë Huaëei nuk japin ndonjë alternativë. Një qasje praktike që duket se pajtohet me realitetin e ri se Kina ka epërsi në një sektor ku nuk mendohej se do të ecte kaq shpejt.

Administrata Trump është karakterizuar nga një luftë e hapur ndaj Kinës dhe raporteve tregëtare me të. Huawei ka qenë që në fillim objekt sulmi, ndonëse agjencitë e sigurisë kanë raportuar vazhdimisht për atë që ndodhte. Trump ishte i pari që sulmoi hapur duke kërkuar siç po shohim marrëveshje të reja, të firmosura prej tij. Pak ditë më parë ai nënshkroi një marrëveshje me Kinën në sektorin bujqësor që sipas tij merr në konsideratë fermerët amerikanë dhe interesat e tyre.

Ende nuk është e qartë se çfarë qëndron realisht pas debatit për 5G, por Trump ka diktuar nxjerrjen nga një treg i madh të Huaweit, siç është tregu i kontratave publike me institucionet amerikane.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.