huawei

Doktrina Cheney kundër teknologjisë kineze shumëfishon konfliktet në botë

Postuar në 11 Nëntor, 2019 16:42

SHBA i ka hapur luftë teknologjisë kineze. Huawei qëndron në krye të listës së armiqve të rinj për shkak se sipas amerikanëve pajisjet e kompanisë në fjalë parqesin rrezik spiunazhi dhe vjedhjeje të dhënash. Mirëpo një ndër intelektualët e njohur të mjediseve akademike amerikane, Jeffrey D.

Serbia, e disponueshme për ndërtimin e një qendre të dhënash nga Huawei

Postuar në 04 Nëntor, 2019 21:49

Radio Evropa e Lirë shkruan se Kryeministrja serbe, Ana Brnabiç ka kërkuar që kompania kineze e teknologjisë, Huwaei, të hapë një qendër të dhënash në Serbi.  Brnabiç ndodhet në Kinë në krye të një delegacioni shtetëror që merr pjesë në panairin e dytë ndërkombëtar të import-eksportit. 

Huawei akuzon publikisht SHBA: Përpjekje ilegale për të rekrutuar punonjëst tanë

Postuar në 04 Shtator, 2019 12:32

Shërbimet sekrete amerikane kanë tentuar të rekrutojnë punonjës të kompanisë kineze Huawei me synim kthimin e tyre në informatorë.

Politico shkruan se disponon dokumente për këtë gjë dhe se i ka marrë ato nga kompania në fjalë e cila është vënë në shënjestër të amerikanëve për depërtimin në tregun e teknologjisë.

Një nga mënyrat e rekrutimit ka qenë kërkimi në telefonat dhe kompjuterat portativë në doganë me synim gjetjen e informacioneve inkriminuese për kompaninë.

Huawei vendos të luftojë juridikisht sanksionet e qeverisë së ShBA

Postuar në 29 Maj, 2019 11:05

Kompania kineze e teknologjisë Huawei ka vendosur të kundërshtojë në rrugë ligjore vendimin e qeverisë amerikane për të ndaluar përdorimin e pajisjeve të kompanisë për të gjitha agjencitë federale dhe kontraktorët e tyre. Ankimi i Huawei është depozituar në gjykatën e Teksasit dhe përmes tij kompania kërkon shpalljen si antikushtetues të Aktit për Autorizimin e Mbrojtjes Kombëtare 2019.

Luftë globale kinezes Huawei. Google i bllokon shërbimet

Postuar në 20 Maj, 2019 10:45

Lufta tregëtare mes ShBA-ve dhe Kinës ka arritur në një tjetër nivel me vendimin e Alphabet Inc’s Google për t’i ndaluar kompanisë kineze Huawei aksesin në aplikacionet e veta përmes sistemit operativ Android. 

Reuters njofton se Google ka ndërprerë trasnferimin e shërbimeve teknike, soft dhe hardëare përveç atyre që janë publike drejt kompanisë kineze që është më e madhja në botë. 

Huawei, pretendenti për dominimin e sistemit nervor të ekonomisë së këtij shekulli

Postuar në 08 Prill, 2019 14:36

Huawei. Emri i kompanisë kineze përmendet përherë e më shumë në Perëndim, por jo për risitë dhe penetrimin në tregje. Ndaj saj ka një mori shkrimesh dhe materialesh që e vendosin në qendër të një konspiracioni të Pekinit zyrtar për të dominuar tregun e teknologjisë. Në SHBA, kompania mori goditje përmes vendimeve të administratës Trump që ndalojnë përdorimin e pajisjeve të saj në sektorë si ushtria dhe shërbimet sekrete, apo fusha të tjera të ndjeshme.

SHBA, bllok kompanive kineze të telekomunikacionit

Postuar në 16 Janar, 2018 10:09

Bllok Kinës në tregun amerikan të telekomunikacioneve. Reuters raporton se Kongresi amerikan i ka kërkuar kompanisë së njohur AT&T, e dyta për shërbimin ëireless që të ndërpresë të lidhjet tregëtare me prodhuesin kinez. Huwei Technologies Co LTD dhe t’u kundërvihet planeve nga operatori kinez China Mobile LTD për të hyrë në tregun amerikan për shkak të shqetësimeve që lidhen me sigurinë.

Subscribe to RSS - huawei