Me kë është Shqipëria në Siri?

Postuar në 15 Tetor, 2019 02:44

U mendua se ishte një rrokadë e organizuar në terren. Amerikanët dilnin jashtë sepse nuk dëshironin më të luftonin në Siri, turqit hynin brenda. Presidenti amerikan Donald Trump e mbrojti tërheqjen me faktin se SHBA nuk ka pse të angazhohet në luftëra të pafundme tribale që zhvillohen prej qindra vjetësh. Kur sapo u duk se pazari ishte mbyllur, plasi çështja kurde. Po me kurdët? Si mund të braktisen ata kaq kollaj?

Trump dhe më pas, sekretari i Shtetit, Mike Pompo përmes një interviste nga Nashville, u mbrojtën duke thënë se kurdët do të kenë mbështetjen e SHBA-së dhe se kjo e fundit ka dhënë shumë lekë për ta. Mediat kundërshtare të Trump kanë vijuar dita – ditës që të flasin për krime të Turqisë në Siri. Madje fare pa filluar operacionet, krimet ishin paradhënia e tyre për publikun.

I bindur ndaj këtij presioni publik, Trump ka njoftuar dje përmes Facebook se do të miratojë së shpejti një urdhër ekzekutiv për sanksione ndaj Turqisë dhe zyrtarëve turq që shkon nga sanksionet financiare, në bllokimin e pronës dhe ndalimin e hyrjes në SHBA.

Jam plotësisht i përgatitur që të shkatërroj menjëherë ekonominë e Turqisë nëse liderët turq vazhdojnë të ecin në këtë shteg të rrezikshëm dhe shkatërrues

shkruan Trump.

Ky është ndoshta rasti i parë që SHBA i vendos sanksione një vendi partner dhe me të cilin ndan sigurinë përmes NATO-s. Problemi i sanksioneve ndaj Turqisë vendos në pikëpyetje serioze vetë Aleancën dhe funksionimin e saj, edhe për shkak se një dy ditë më parë, sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Stoltenberg deklaroi se Turqia e ka njoftuar Aleancën për sulmin e vet në veri të Sirisë.

Më tej akoma, ambasadori turk në Tiranë, Murat Ahmet Yoruk e ka vënë në dukje këtë fakt, kur teksa është pyetur për mbështetjen e Shqipërisë, ka deklaruar se si anëtarë të NATO-s, Turqia mendon se e ka me vete Shqipërinë në këtë zhvillim. Mirëpo çështja nuk është kaq e thjeshtë. Të paktën për Shqipërinë. E cila ka disa llogari të hapura si me SHBA-të ashtu edhe me Ankaranë zyrtare.

Së pari, Tirana zyrtare nuk ka asnjë prononcim për operacionin ushtarak të nisur nga Turqia. Kohët kur z. Rama fliste për kasapin Assad dhe kur vendi ynë llogaritej si pikë e asgjësimit të armëve kimike siriane, ka perënduar dhe z. Gent Cakaj nuk ngjan të zëvendësojë kënd në këtë rol.

Nisur nga kjo heshtje gjithçka mund të spekullohet. Në Shqipëri strehohet opozita iraniane e MEK, 3000 anëtarë të së cilës jetojnë në një kamp në Manëz, që financohet dhe menaxhohet me para amerikane, e brenda të cilit kryhen aktivitete mirëfilli politike dhe sipas disa burimeve edhe ushtarake. Kampi i Manzës është e vetmja arsye që zyrtarë të lartë amerikanë si ish-sekretari i Shtetit, John Kerry apo këshilltari i tanishëm i Donald Trump, Rudy Giuliani kanë vizituar Shqipërinë. Për këtë arsye qeveria e z. Rama e ka thuajse të pamundur që të dalë kundër një politike amerikane të momentit, jo vetëm për interesa që nuk dihen nëse përkojnë apo jo me ato të Shqipërisë, por edhe që cenojnë garancitë amerikane për qeverinë e tij.

Nga ana tjetër, z. Rama ka lënë të kuptohet se ka një miqësi të veçantë me presidentin turk Erdogan që në fakt nuk ka kërkuar ndonjë gjë në këtë rast. Të paktën publikisht. Por duke marrë shkas nga situata e krijuar me Rezolutën e OKB-së për Jeruzalemin dhe sjelljen e amerikanëve pas votimit, është teorikisht e mundshme që Shqipëria të vihet në provën e një zgjedhjeje. Qoftë edhe për faktin se nëse sanksionet miratohen nuk dihet sesi do të shkohë marrëdhënia Turqi-ShBA.

Në Shqipëri jeton edhe një pjesë e opozitës guleniste, për të cilët Erdogan ka ngritur zërin, por pa e vënë në siklet mikun e tij Edi, në ndryshim nga Kosova që dëshmoi rrëmbimin e gjashtë shtetasve turq pa dijeninë e kryeministrit.

Ndaj pyetja se ku qëndron Shqipëria në këtë që po ndodh është aktuale dhe jo retorike. Mund të mos kishte kuptim të shtrohej ajo nëse vendi ynë, qeveria e tij do të ndiqte një politikë të jashtme më modeste në kuptimin e zhurmave dhe spektaktlit, më realiste, me më pak pronocim për çështje që nuk i takojnë. Por të jesh lider ballkanik dhe të mbash profil të ulët ngjan e pamundur, ndaj edhe për Sirinë dikur do flitet edhe në Tiranë.

Comments

Submitted by Aqif (not verified) on

Pergjigja eshte shume e thjesht, Shqiperia qendron me aleaten e saj Turqine kundra terrorizmit, qofte ai Gulenist apo marksist leninist alla PKK, YPG, PEYAK.
Keto tre organizata nuk perfaqsojne popullin kurd. Sikur Turqia te "luftonte" kurdet sic e pershkruajneshume media ne Perendim qe paguhen dhe dirigjohen nga Vehabistet Saudit dhe Israeli, ajo (Turqia) nuk do te strehonte 300 mije refugjat kurd te Sirise.
Shume shqiptare e kosovare e ngrene zerin dhe ju shimbun kurdet, por perse nje gje te tille nuk e bejne per palestinezet? Perse nuk ju dhimbsen civilet kur SHBA sulmoj dhe rrafshoj, Rakkan me aleatet e saj YPG?
Ju tregoni per te ashtuquajtern "opozite Iraniane", ajo nuk eshte tjeter vecse nje kult qe ka shkaterruar mijera jete njerezish.

Turqia eshte aleatja jone, nje Turqi e forte dhe stable, eshte gjithashtu nje Shqiperi e forte qe ka gjithmone mbrojtjen dhe mbeshtetjen nga kjo e para.
Mundesisht, hidhni nje pike lote edhe kur Israeli vret palestinezet, edge kur Amerika vret civile te pafajshem, mos qani per terroristet qe sulmojne Turqine sic beri B Buzhalla. Keshtu tregoni se jeni naive dhe servile.

Po tju vinte keq, hapjuani deren dhe sillini ne Shqiperi ata 300 mije kurde siriane qe Turqia strehon, mundesisht ti dergojme ne Mirdite dhe Dukagjin tek vendlindja e Agron Gjekmarkes dhe Romeo Gurakuqit, per inat te Erdoganit. Ndoshta edhe ne Lezhe, ku analfabeti kaubojs te mbaj nje mut heshtje per viktimat dhe tu jap nga 2000 dollar.
Nuk mbetet the tjeter por solidarizim, t'i strehojne dhe mjaft me llafe, sic strehuam jahudite dhe nuk idorezuam, te tregojme se sa tolerant dhe harmoni fetare kemi, tu ndertojme xhami ketyre kurdeve ne mes te Mirdites e Dukagjinit. Ndoshtakeshtu, stimulojme vakumin e lene nga te shpengulurit nga keto zona ne Tirane.

Submitted by Anonymous (not verified) on

Nuk ka nevoje per shume sterhollime. Populli turk, shteti turk dhe Erdogani te lejojne ne jug-lindje te vendit te tyre kurdet ne panvarsine e tyre nga Turqia dhe, sebashku me pjeset e tjera ne Irak, Siri, Iran, kurdet te realizojne endrren e tyre per shtetin e tyre, Kurdistanin. Kaq! Kjo eshte e drejte ligjore, natyrore dhe morale e kurdeve! Ky eshte detyrim ligjor, natyror dhe moral i turqeve, irakienve, iranianve dhe sirianve. Me formimin e shtetit kurd do te sundoje brenda pak vjetesh e perhere me pas paqja. Fatkeqesisht EU, USA, Rusi dhe Kina nuk do te kene me pastaj ku te shesin armet e tyre, por kjo nuk eshte ndonje e keqe e madhe.
Dhe e dyta, Turqia nuk ka si te jete aleatja jone, perderisa ajo sot pretendon te jete pasuesja e asaj perandorie qe na ka pushtuar me dhune dhe shkaktoi gjenocidin ndaj paraardhesve tane arber!
Dhe e treta, mos ngrej pretendime te kota, se nuk po na vjen keq per palestinezet! Perkrahja e shqiptarve ndaj palestinezve dhe denimi i dhunes izraelite ndaj tyre ka qene shpalosur gjithnje nga populli dhe shteti shqiptar. Here me forte e here me bute. Jo per arsye fetare, por ligjore dhe etike.
Dhe e fundit, boll me urrejtje fetare, teksa permend Mirditen, Dukagjinin, Lezhen, sepse ne keto zona banojne popullsi po aq paqesore sa ne zonat e tjera te Shqiperise. Persa i perket individeve pastaj, me ata merru nate e dite po te duash!

Submitted by Aqif (not verified) on

Kur Spanja tu jap pavaresi Katalansve, kur Franca tu jap pavaresi Katalanasve dhe Korsikes, kur SHBA tu pavaresi Indianeve beatnik, kur Shqiperi tua kthej Autonomine Grekeve etnik ne Epir qe Zogu hoqi atehere ndergjegja Jone duhet te djegi per kurdet.
Pasues te Perandorise Osmane Jane edhe shqiptaret me genocid pergjat 5 shekujsh zgjeruan territoret e tyre mbi fqinjet e vet, packa se shumica juaj pertyp e ripertyp trillimet e veta.
Per te tjerat nuk ia vlen sense dukesh7qe je adoleshent

Submitted by Anonymous (not verified) on

Katalanasit ta fitojne panvarsine, indianet gjithashtu, aborixhinasit, etj. me radhe. Kjo nuk e ndryshon faktin qe kurdet jane ne trojet e tyre mijravjecare dhe kerkojne nje shtet autonom. Ky fakt nuk i djeg kerrkujt ndergjegjen, por mbete fakt. Shqiptaret nuk kane bere gjenocid, por i jane bashkuar her pas here ne grupime te ndryshme fuqive te kohes ne beteja te ndryshme. Kosovaret shtatlarte -i duam apo s'i duam- jane gjithashtu prej mijra vjetesh ne trojet e tyre. Asimilim po ka patur, sic jane asimiluar edhe shqiptaret ne Greqi e vende te tjera.
Me mire adoleshent ne llogjike, se sa turkoshak dhe i turqezuar!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.