Ambasadori turk në Tiranë: Besojmë se kemi mbështetjen e Shqipërisë për luftën në Siri (Video)

Postuar në 14 Tetor, 2019 18:26

Ambasadori i  Turqisë në vendin tonë, Murat Ahmet Yoruk, doli sot në një konferencë për shtyp për të sqaruar qëllimet e sulmit të ushtrisë turke në Siri. Ai tha se operacioni i quajtur “Burimi i paqes” do të garantojë pikë së pari rikthimin e sirianëve në shtëpitë e tyre.

Yoruk theksoi se forcat e armatosura turke po veprojnë vetëm në hapësirat ku gjenden militantët e DAESH-it, PKK-së dhe YPG-së, duke shtuar se kjo është edhe arsyeja pse Ankarajmë po përpiqet të krijojë një zonë sigurie në veri të Sirisë.

Një prej qëllimeve sipas ambasadorit është edhe riatdhesimi i familjarëve të luftëtarëve të ISIS dhe për këtë qeveria turke është duke shkëmbyer informacione me qeverinë shqiptare. Ambasadori Yoruk u ndal edhe tek mbështetja e Shqipërisë që sipas tij duke qene partnere natyrale në shekuj me Turqinë është në anën e Ankarasë  në këtë operacion.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.