Takimi Janullatos-Karpushin: U bisedua për marrëdhëniet mes kishave të Rusisë dhe Shqipërisë

Postuar në 31 Tetor, 2018 00:53

Zyra e shtypit e ambasadës së Rusisë në Tiranë njofton se dje, ambasadori Aleksander Karpushin ka zhvilluar një takim me kreun e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, Kryepiskopin Anastas.

Ambasadori Karpushin zhvilloi sot një takim me Primatin e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, Kryepiskopin e Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Fortlumturinë e Tij Anastas. Gjatë bisedës u diskutuan disa çështje në lidhje me bashkëpunimin midis kishave vëllazërore orthodhokse të Rusisë dhe Shqipërisë

thuhet në njoftimin e shpërndarë edhe në Facebook.

Nuk jepen më shumë detaje, por është për t’u shënuar se Karpushin ka folur me kredencialet përfaqësuese edhe të Kishës Ruse. Takimi vjen ndërkohë që bota ortodokse ndodhet në një prej krizave më të rënda që është provokuar nga njohja që Patriarkana e Stambollit i bëri Kishës Ukrainase. Pas kësaj Kisha Ortodokse Ruse shpalli skizmën, shkëputjen nga Patrarikana, pasi ajo ka patur kontrollin e kishës ukrainase që nga shekulli I 17-të. Për këto zhvillime Kisha e Shqipërisë nuk ka patur asnjë prononcim, ndonëse Anastasi është një ndër njerëzit më me ndikim në ekumenën ortodokse.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.