Tsipras refuzohet nga autoritetet e Malit Atos: Është ateist

Postuar në 29 Shtator, 2017 08:50

Autoritetet fetare në Malin Atos në Greqinë e Veriut kanë refuzuar kërkesën për një vizitë të kryeministrit grek, Alexis Tsipras në Karyes, qendrën administrative të shtetit monastik. Sipas tyre, Tsipras e ka deklaruar veten si ateist ndaj edhe vizita e tij në cilësinë e drejtuesit të qeverisë greke është refuzuar. Në deklaratë shtohet se Tsipras mund të vizitojë zonën si qytetar privat. Deklarata nxjerr zbuluar me një gënjeshtër minimale kryeministrin grek dhe zyrën e tij të shtypit që kishin deklaruar më parë se vizita u anullua për shkak të mbingarkesës me punë të kreut të qeverisë.

Gazeta konservatore “Kathimerini” shkruan se armiqësia mes kryeministrit dhe auroriteteve, sidomos krahut konservator të tyre, nisi që në momentin kur qeveria greke e Alexis Tsipra nuk bëri betim mbi Bibël në marrjen e detyrës së vet.

http://www.ekathimerini.com/222042/article/ekathimerini/news/pms-visit-t...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.