Ambasadori rus: Nuk kemi qenë asnjëherë kundër zgjerimit të BE-së, por vetëm të NATO-s

Postuar në 12 Qershor, 2017 16:00

Ambasadori rus në Tiranë është ruishfaqur në media, kësaj radhe me një intervistë për Albanian Daily News. Veçojmë pyetjen e fundit që flet për influencën ruse në Ballkanin Perëndimor, insinuatata se ka një përpjekje të Moskës për të ndikuar proceset zgjedhore në rajon dhe një politikë të saj kundër proceseve integruese. Karpushin thotë se këto janë spekullime për të cilat nuk është sjellë ndonjëherë ndonjë provë dhe evidencë.

“Siç e tha edhe ministri i Jashtëm Lavrov, Rusia nuk ka qenë asnjëherë kundër zgjerimit të BE-së. Ne jemi kundër zgjerimit të NATO-s…Pas shpërbërjes së Traktatit të Varshavës kemi dëgjuar shumë premtime nga partnerët perëndimorë se NATO nuk do të zgjerohet dhe se aktivitetet ushtarake nuk do të zhvendosen afër Rusisë. Dua të përsëris se integrimi në BE dhe anëtarësimi në të janë e drejtë sovrane e çdo shteti dhe kjo është një mundësi për Rusinë që të zhvillojë bashkëpunim më të mirë ekonomik me vendet europiane. Lidhur me influencën ruse dua të nënvizoj se nuk ka një vend në botë që nuk do të rrisë ndikimin e vet…Ne duam të përbushim kërkesën e shqiptarëve për të mësuar rusisht dhe rreth kulturës ruse. Ne kemi hapur kurse të gjuhës ruse, që janë falas dhe aktualisht 300 studentë marrin pjesë. Në vitin tjetër akademik ne shpresojmë që ky numër të rritet. Shihni ndonjë gjë të keqe këtu? Besoj që jo. Ne nuk kemi synime për ndërtimin e ndonjë baze ushtarake në Shqipëri në ndryshim nga vende të tjera perëndimore që e kanë bërë një gjë të tillë në rajon. Më tej akoma, ne nuk duam të rrisim influencën tonë duke dëmtuar interesat e Shqipërisë apo të ndonjë vendi tjetër në rajon”, tha Karpushin.

http://www.albaniannews.com/index.php?mod=2&idm=13445

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.