Paralajmërohen zhvillime të forta me zgjedhjet e Kavajës: “Mos paguani asnjë taksë pas 18 qershorit”

Postuar në 30 Prill, 2017 14:03

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka bërë thirrje sot që qytetarët të kundërshtojnë fasadën e një shteti që po legjitimon zgjedhje që janë de facto një partiake. Në një fjalë të mbajtur me protestuesit e PD-së, Basha ka paralajmëruar zhvillime në zgjedhjet e 7 majit në Kavajsë duke theksuar se pas 18 qershorit me zgjedhje pa opozitën, lind e drejta që qytetarët të mos paguajnë më taksa.

7 maji do të jetë data e ‘atakut kardiak’ të republikës së vjetër. Më 7 maj e gjithë Shqipëria do të jetë në Kavajë. Në 7 maj do të jetë goditja finale për republikën e vjetër. Asnjë lule e asnjë fije bari nuk do të preket në Kavajë. Asnjë qytetar nuk do detyrohet të votojë në proces fasadë. S’do ketë zgjedhje fasadë as në 7 maj as në 18 qershor. Republika e vjetër do që të asgjësojë pluralizmin. Kurrë më mos të kthemi pas, jo më demokraci fasadë. Po s’u tërhoqën në 18 qershor kushtetuta do jetë nul. Në 19 qershor qytetarët nuk do paguajnë asnjë taksë. Në 19 qershor qytetarët nuk do t’ i binden asnjë ligji”, tha kreu i PD-së. Sigurisht në mbështetje të këtij skenari, pra që ai të realizohet, opozita do të duhet edhe të sikcojë një plan veprimi, i cili eventualisht mund të kërkonte zgjedhje të reja pas zgjedhjeve të 18 qershorit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.