18 Qershori, 50 parti bojkotojnë zgjedhjet

Postuar në 30 Prill, 2017 14:07

Nëse në zgjedhjet e 2013 morën pjesë gjithsej 66 parti politike në 18 Qershor do të garojnë vetëm 17 subjekte. Pushteti do të konkurojë me parti të vogla dhe të krijuara rishtaz, nga të cilat do të dalë dhe opozita legjitime, nëse i referohemi percaktimit kushtetues apo deklaratës së ambasadorit amerikan. Të paktën 7 nga këto parti kanë qenë në koalicion me Partinë Socialiste. Me këto parti në garë nuk ka shumë dilema se si do të jetë konfigurimi i parlamentit të adhshëm, pikëpyetjet janë deri ku do të shkojë marrëzia për t'i futur më zgjedhje pa një numër të madh partish në opozitë. 
Në listë bie në sy fakti që Partia Komuniste e Shqipërisë ka mundur t'i mbledhë firmat e nevojshme për të marrë pjesë në zgjedhje. Po ashtu edhe partia e komunitetit grek, MEGA, apo edhe partia e sapoformuar e ish të përndjekurve politikë e Bilal Kolës.

Konkretisht, kanë depozituar lista shumëemërore:

Partia Komuniste e Shqipërisë
Sfida për Shqipërinë
Partia Minoriteti Etnik Grek për të Ardhmen
Partia Lista e Barabartë
Partia Uniteti Kombëtar
Aleanca Popullore për Drejtësi
Partia Demokracia Sociale
Partia Aleanca Demokratike
Partia Kristian Demokrate
Levizja Socialiste për Integrim
Partia Aleanca Arbnore Kombëtare
Partia për Drejtesi Integrim Unitet
Partia Social Demokrate
Partia Socialiste e Moderuar
Partia Socialiste
Fryma e re Demokratike

Comments

Submitted by Artan (not verified) on

Ndoshta mundesia ligjore nuk eshte por do ishte mire (formalisht) qe ambasadori LU, ambasadorja Vllahutin e ndonje tjeter te ishin udheheqes te listave te PS ne Tirane, Durres, Vlore apo ne ndonje tjeter qark per te inkurajuar kete popull qe te mos kete frike nga opozita e turpit! Atehere zgjedhjet do kishin legjitimitet absolut dhe opozita aktuale do te bente nje terheqje definitive nga politika pas 26 vitesh trazira dhe destabilitet!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.