Transferohet në Shqipëri gjithë grupi i muxhahedinëve, elozhe qeverisë shqiptare për gatishmërinë

Postuar në 10 Shtator, 2016 12:48

Marrëveshja për strehimin e muxhahedinëve iranianë është padiskutim karta më e fortë e stabilitetit për qeverinë, e cila negocioi më shumë për veten sesa për një perspektivë më afatgjatë të raporteve mes SHBA-ve dhe Shqipërisë. Një grup prej 280 personash është nisur dje nga kampi Liria në Irak drejt Shqipërisë, duke e çuar në 3200 numrin total të muxhahedinëve në vendin tonë.
Transferimin e të gjithë anëtarëve të MEK nga “Kampi Liria” (Liberty) për në Shqipëri, e ka përshëndetur edhe ish-kandidati republikan për president në SHB, njëkohësisht një nga politikanët më me influencë, John McCain.
“I shpreh falënderimet e mia më të thella Qeverisë së Shqipërisë për mikpritjen dhe guximin në përpjekjet e saj për të zgjidhur këtë krizë humanitare. Gatishmëria e Shqipërisë për të siguruar strehim për banorët e Kampit të Lirisë është një testament i vërtetë për frymën dhe vlerat e popullit shqiptar”, thuhet në deklaratën e tij. Vlen të theksohet se qeveria shqiptare e negocioi në fshehtësi marrëveshjen dhe po ashtu e përcolli atë para publikut si fakt të kryer pa bërë asnjë transparencën e nevojshme për një ccështje me kaq rëndësi për sigurinë kombëtare.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.