Kryeministri që fshihet pas ndërkombëtarëve

Postuar në 08 Korrik, 2016 10:45

Kryeministri është e qartë se po shkon sipas planit amerikan për reformën në drejtësi, duke bërë më shumë në rolin e zëdhënësit të ndërkombëtarëve sesa kryeministrit që mund të veprojë sipas planit të tij politik. Këtë e vërtetoi edhe me reagimin e një ditë më parë ku i ktheu përgjigje propozimt të Partisë Demokratike për formulën e re të zgjedhjes së anëtarëve për organet e reja të drejtësisë. Kryeministri foli jo për bindjen e tij dhe shumicës si palë politike, por në emër të Beukselit dhe Uashingtonit.
"Kjo s’është vetëm bindja jonë, por një vijë e kuqe që nuk e ka pikturuar peneli im, po e ka vënë Brukseli dhe Uashingtoni. Dhe është e habitshme që Partia Demokratike vazhdon merret me gishtin, kur gishti tregon hënën! Sepse kështu i bie që jo vetëm unë, po edhe Brukseli e Uashingtoni, nuk e duan reformën…"- deklaroi kryeministri. Ndonëse Brukseli dhe Uashingtoni i kanë përfaqësuesit e tyre në Shqipëri që madje kanë filluar të drejtojnë edhe mbledhjet e grupeve parlamentare, për të çuar sa më lart zërin e tyre ndihmon edhe kryeministri Edi Rama, që ashtu si Sali Protopapa kërcënon në emër të ndërkombëtarëve.
"Në propozimin e ri, Partia Demokratike ka kaluar nga vendet e rezervuara tek vendet e blinduara(!) dhe jo vetëm kaq, po ky propozim anashkalon krejtësisht mekanizmin e monitoruesve ndërkombëtarë që për ne është kyç në procesin e skanimit. Por jo vetëm për ne, po edhe për BE e SHBA po ashtu"- tha dje kryeministri.
Roli i ndërkombëtarëve padyshim që ka qenë shumë i rëndësishëm për zhvillimet demokratike në Shqipëri dhe veçaërisht i Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Europian, por kur kryeministri flet si zëdhënës i tyre problemi është i yni dhe jo i ndërkombëtareve.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.